5
SHQIP
PARALAJMËRIM:
Pjesët e përdorshme mund
të nxehen gjatë përdorimit. Fëmijët e vegjël duhen
mbajtur larg.
Nuk duhet përdorur pastrues me avull.
PARALAJMËRIM:
Sigurohuni që pajisja të jetë e
fikur përpara se të ndërroni llambën, në mënyrë që
të shmangni mundësinë e një goditjeje elektrike.
PARALAJMËRIM:
Pajisja dhe pjesët e saj të
përdorshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet
të tregoni kujdes për të shmangur prekjen e
elementeve nxehëse. Fëmijët nën 8 vjeç duhet
të mbahen larg, përveç rasteve kur janë nën
mbikëqyrje të vazhdueshme.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët mbi 8
vjeç dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike,
ndjesore ose mendore ose me mangësi në përvojë
dhe njohuri nëse janë të mbikëqyrur ose nëse u
jepen udhëzime lidhur me përdorimin e pajisjes në
një mënyrë të sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet që
u kanosen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të bëhen nga
fëmijët të pambikëqyrur.
Mos përdorni pastrues të ashpër gërryes ose
kruese të ashpër metalike për të pastruar xhamin e
derës së furrës, pasi mund t'i gërvishtin sipërfaqen,
çka mund të shkaktojë thyerjen e xhamit.
Temperatura në sipërfaqet e përdorshme mund të
jetë e lartë kur pajisja është vënë në punë.
Dera e sipërfaqes së jashtme mund të nxehet kur
pajisja është vënë në punë.
Mbajeni pajisjen dhe kordonin e saj larg fëmijëve
nën 8 vjeç.
Pajisjet nuk janë parashikuar të përdoren nëpërmjet
një kohëmatësi të jashtëm ose nëpërmjet një
sistemi të komandimit në distancë.
Ky produkt është një pajisje ISM e grupit
2, kategoria B. Përkufizimi për grupin 2 i
cili përfshin pajisjet ISM, në të cilat energjia
me radio-frekuencë prodhohet qëllimisht
dhe/ose përdoret në formën e rrezatimit
elektromagnetik për trajtimin e materialit
dhe pajisjet EDM dhe pajisjet që krijojnë
qark elektrik. Te pajisjet e kategorisë B,
futen pajisjet e përshtatshme për përdorim
në ambientet shtëpiake dhe në ambientet
që lidhen drejtpërdrejt me rrjetin e furnizimit
me energji me voltazh të ulët, i cili furnizon
godinat e banimit.
ME71A-BOL_DE68-03794C-01_SQ.indd 5
2013-08-02 �� 3:29:43