15
SHQIP
UDHËZUESI PËR ENËT E KUZHINËS
Për të gatuar ushqimin në furrë me mikrovalë, mikrovalët duhet të jenë në
gjendje të depërtojnë te ushqimi, pa u reflektuar dhe pa u thithur nga ena
që përdoret.
Prandaj dhe duhet treguar kujdes kur zgjidhet ena e gatimit. Nëse
ena e gatimit ka të shënuar "nuk e dëmton mikrovalën", nuk duhet të
shqetësoheni.
Tabela e mëposhtme ka të radhitur një sërë llojesh të enëve të gatimit dhe
tregon nëse duhen përdorur për furrë me mikrovalë dhe si.
Ena e gatimit
Nuk e dëmton
mikrovalën
Komente
Letra e aluminit
✓ ✗
Mund të përdoret në sasi të
vogël për të mbrojtur pjesët ndaj
mbipjekjes. Mund të krijohet
qark elektrik nëse letra e aluminit
ndodhet shumë pranë murit të
furrës ose nëse përdoret sasi e
madhe letre alumini.
Pjata për skuqje
✓
Mos e nxehni paraprakisht për
më shumë se tetë minuta.
Enët prej porcelani
dhe qeramike
✓
Enët prej porcelani, prej balte,
prej qeramike të lustruara dhe
prej porcelani të hollë zakonisht
janë të përshtatshme nëse nuk
janë të zbukuruara me pjesë
metalike.
Enët
njëpërdorimëshe prej
kartoni dhe materiali
poliestre
✓
Disa ushqime të ngrira janë të
paketuara në këto lloj enësh.
Ena e gatimit
Nuk e dëmton
mikrovalën
Komente
Paketimi i fastfood-it
• Enët, gotat prej
polistireni
✓
Mund të përdoren për të ngrohur
ushqimin. Mbinxehja mund të
shkaktojë shkrirjen e polistirenit.
• Çantat prej letre ose
gazete
✗
Mund të marrin flakë.
• Letrat e ricikluara
ose zbukurimet prej
metali
✗
Mund të shkaktojnë hark elektrik.
Enët prej qelqi
• Komplet enësh që
nga ato që përdoren
për furrën deri tek
ato të tryezës
✓
Mund të përdoren nëse nuk janë
të zbukuruara me pjesë metalike.
• Enët prej qelqi të
fortë
✓
Mund të përdoren për të ngrohur
ushqimin ose lëngjet. Qelqi
delikat mund të thyhet ose
të pësojë krisje nëse nxehet
menjëherë.
• Vazot prej qelqi
✓
Duhet të hiqni kapakun. Të
përshtatshme vetëm për ngrohje.
Metaliket
• Pjatat
✗
Mund të shkaktojnë hark elektrik
ose zjarr.
• Lidhëset e qeseve
të ngrirjes
✗
ME71A-BOL_DE68-03794C-01_SQ.indd 15
2013-08-02 �� 3:29:51