42
ALBANIAN
Kontrolli i frenit të zinxhirit
SHËNIM:
•
Nëse sharra me zinxhir nuk ndizet, kontrolloni
nëse është lëshuar freni i zinxhirit. Për të
lëshuar frenin e zinxhirit, tërhiqni fort prapa
mbrojtësen e duarve derisa ta ndieni që
aktivizohet.
►
Fig.18:
1.
Mbrojtësja e përparme e duarve
2.
Kyçja
3.
Shkyçja
►
Fig.19:
1.
Mbrojtësja e përparme e duarve
2.
Shkyçja
3.
Kyçja
Kontrollojeni frenin e zinxhirit si më poshtë:
1. Mbajeni sharrën me zinxhir me të dyja duart kur
e ndizni atë. Kapni dorezën e pasme me dorën
e djathtë, dorezën e përparme me të majtën.
Sigurohuni që shufra dhe zinxhiri të mos prekin
ndonjë objekt.
2. Në fillim shtypni butonin e zhbllokimit dhe më pas
çelësin. Zinxhiri i sharrës do të ndizet menjëherë.
3.
Shtypni mbrojtësen e duarve përpara duke përdorur
pjesën e sipërme të dorës suaj. Sigurohuni që
zinxhiri i sharrës të ndalojë menjëherë.
KUJDES:
•
Nëse zinxhiri i sharrës nuk ndalon menjëherë,
mos e përdorni sharrën në asnjë mënyrë.
Konsultohuni me një qendër shërbimi Makita të
autorizuar.
Kontrolli i frenave të ngadalësimit
Ndizni sharrën me zinxhir.
Lironi krejtësisht këmbëzën e çelësit. Sigurohuni që
zinxhiri i sharrës të ndalojë brenda një sekonde.
KUJDES:
•
Nëse zinxhiri i sharrës nuk ndalon menjëherë,
mos e përdorni sharrën në asnjë mënyrë.
Konsultohuni me një qendër shërbimi Makita të
autorizuar.
Kontrolli i vajosësit të zinxhirit
Përpara se të nisni punën, kontrolloni nivelin e vajit në
pompë dhe shpërndarjen e vajit.
Niveli i vajit mund të shihet në dritaren me xham siç
tregohet në figurë.
►
Fig.20:
1.
Pamja e nivelit të vajit
Kontrolloni shpërndarjen e vajit si më poshtë:
Ndizni sharrën me zinxhir.
Me sharrën ndezur mbajeni zinxhirin e sharrës afërsisht
15 cm mbi një trung peme ose nga toka. Nëse lubrifikimi
është bërë siç duhet, rrjedhja e vajit do të lërë një
gjurmë të vogël vaji.
Kontrolloni drejtimin e erës dhe mos e ekspozoni veten
ndaj rrjedhjes së vajit pa qenë nevoja.
KUJDES:
•
Nëse nuk lihet asnjë gjurmë vaji, mos e
përdorni sharrën. Përndryshe do të shkurtohet
jetëgjatësia e zinxhirit. Kontrolloni nivelin e vajit.
Pastroni kanalin nga ku kalon vaji dhe vrimën
nga ku futet vaji në shufër (referojuni seksionit
"MIRËMBAJTJA").
Rregullimi i lubrifikimit të zinxhirit
►
Fig.21
Mund ta rregulloni nivelin e ushqyerjes së pompës së
vajit me anë të vidës rregulluese.
PUNA ME SHARRËN ME ZINXHIR
KUJDES:
•
Përdorni gjithmonë dorezën e përparme dhe
dorezën e pasme dhe mbajeni fort veglën në
dorezën e përparme dhe dorezën e pasme gjatë
kohës që është në punë.
•
Siguroni gjithmonë lëndën drusore që do
të prisni, përndryshe copat e prera mund të
shkaktojnë lëndime personale.
Prerja e trupave të pemëve
►
Fig.22:
1.
Amortizator me maja
Për prerjen e trupave të pemëve, vendosni
amortizatorin me maja që tregohet në figurë në trupin
që do të pritet.
Me zinxhirin e sharrës të ndezur, sharroni trupin duke
përdorur dorezën e pasme për të peshuar sharrën dhe
atë të përparme për ta drejtuar. Përdorni amortizatorin
me maja si aks.
Vazhdoni të prisni duke ushtruar presion të lehtë në
dorezën e përparme, duke e tërhequr ngadalë sharrën
nga pas. Shtyjeni amortizatorin me maja edhe më
tepër në lëndën e drurit dhe ngrini sërish dorezën e
përparme.
Kur bëni disa prerje, fikeni sharrën me zinxhir pas çdo
prerjeje.
KUJDES:
•
Nëse skaji i sipërm i shufrës përdoret për prerje,
sharra me zinxhirë mund të mënjanohet në
drejtimin tuaj nëse zinxhiri ngec. Për këtë arsye,
prisni me skajin e poshtëm, në mënyrë që
sharra të mënjanohet larg trupit tuaj.
►
Fig.23
Prisni trupin të tendosur në anën e trysnisë (A) si fillim.
Më pas bëni prerjen përfundimtar në anën e tendosur
(B). Kjo nuk lejon që shufra të ngecë.
►
Fig.24
Heqja e degëve nga trupi
KUJDES:
•
Prerja e degëve nga trupi mund të kryhet vetëm
nga persona të trajnuar. Kundërveprimi paraqet
një rrezik.
Gjatë prerjes së degëve mbështeteni sharrën me
zinxhir mbi trung, nëse është e mundur. Mos prisni me
majën e shufrës sepse kjo mund të paraqesë rrezik
kundërveprimi.
Kushtojini kujdes të veçantë degëve të tendosura. Mos
prisni nga poshtë degët që janë pa mbështetje.
Mos rrini mbi trungun e prerë gjatë prerjes së degëve.