36
ALBANIAN
•
Doreza sigurie të qëndrueshme prej lëkure;
•
Pantallona të gjata prej materiali të fortë;
•
Rroba pune mbrojtëse prej materiali
rezistues ndaj prerjes;
•
Këpucë ose çizme me shuall jo të
rrëshqitshëm, me maja çeliku dhe prej
materiali izolimi rezistues ndaj prerjes;
•
Maskë për frymëmarrjen kur kryhen punë që
prodhojnë pluhur (p.sh. prerja e drurëve të
thatë).
Mbrojtje ndaj goditjeve elektrike
Sharra me zinxhir nuk duhet të përdoret në
mot të lagësht ose në mjedise të lagështa,
për shkak se motori elektrik nuk është
rezistues ndaj ujit.
1. Futeni sharrën vetëm në prizë në qark elektrik
të testuar. Kontrolloni që tensioni i sistemit
të përputhet me atë në markën e fabrikës.
Sigurohuni që të vendoset një siguresë 16 A.
Sharrat e përdorura në ambient të hapur duhet të
lidhen me automat jo më të lartë se 30 mA.
Nëse kablloja lidhëse dëmtohet, hiqeni
spinën elektrike menjëherë.
Praktika sigurie në punë
1. Përpara se të filloni punën, kontrolloni që zinxhiri i
sharrës punon siç duhet dhe që gjendja e tij është
në përputhje me rregullat e sigurisë. Veçanërisht
kontrolloni që:
•
Freni i zinxhirit funksionon siç duhet;
•
Freni i ndalimit funksionon siç duhet;
•
Kapaku i fletës dhe i rrotës udhëzuese të jetë
vendosur siç duhet;
•
Zinxhiri të jetë mprehur dhe tendosur në
përputhje me rregulloret;
•
Kablloja e spinës dhe spina elektrike nuk
janë të dëmtuara;
Referojuni seksionit "KONTROLLET".
2. Gjithmonë sigurohuni në veçanti që kablloja
zgjatuese e përdorur të jetë vendosur në profil
të përshtatshëm (shikoni "SPECIFIKIMET"). Kur
përdorni mbledhësen e kabllos, tërhiqeni të gjithë
kabllon nga mbledhësja. Kur ta përdorni sharrën
në ambient të hapur, sigurohuni që kablloja e
përdorur të jetë e synuar për përdorim në ambient
të jashtëm dhe është matur në përputhje me të.
3. Mbajeni kordonin larg zonës së prerjes dhe
pozicionojeni në mënyrë të tillë që gjatë prerjes të
mos ngecë në degë dhe në objekte të ngjashme.
4. Mos e përdorni sharrën me zinxhir pranë
pluhurave ose gazeve të djegshme meqë motori
lëshon shkëndija dhe shfaq
rrezik shpërthimi.
5. Punoni vetëm në sipërfaqe të fortë dhe me
mbështetje të qëndrueshme të këmbëve.
Kushtojini vëmendje të veçantë pengesave
(p.sh. kabllos) në zonën e punës. Bëni kujdes të
veçantë në vendet ku lagështia, akulli, bora, druri
i sapoprerë ose lëkurat e drurëve mund t'i bëjnë
sipërfaqet të rrëshqitshme. Mos qëndroni mbi
shkallë ose mbi pemë kur përdorni sharrën.
6. Bëni kujdes të veçantë kur punoni në tokë të
pjerrët; trungjet dhe degët që rrokullisen përbëjnë
rrezik të mundshëm.
7. Asnjëherë mos prisni mbi lartësinë e shpatullave.
8.
Mbajeni sharrën me zinxhir me të dyja duart
kur e ndizni ose e përdorni atë.
Mbajeni dorezën
e pasme me dorën e djathtë dhe dorezën e
përparme me dorën e majtë. Mbajini dorezat fort
me gishtat e mëdhenj të dorës. Fleta dhe zinxhiri
nuk duhet të jenë në kontakt me ndonjë objekt kur
sharra është e ndezur.
9. Pastrojeni zonën e prerjes nga objektet e huaja
siç janë rëra, gurët, gozhdët, tela etj. Objektet e
huaja dëmtojnë fletën dhe zinxhirin dhe mund të
shkaktojnë zmbrapsje të rrezikshme.
10. Bëni kujdes të veçantë kur prisni afër rrethimeve
me tel. Mos prisni në rrethim pasi sharra mund të
zmbrapset.
11. Mos prisni brenda në tokë.
12. Prisni copa druri të veçanta, jo në grumbuj ose në
stiva.
13. Shmangni përdorimin e sharrës për prerjen e
degëve të holla dhe rrënjëve, pasi këto mund të
ngatërrohen në sharrën me zinxhir. Humbja e
ekuilibrit paraqet rrezik.
14. Përdorni mbështetje të sigurt (këmbalec) kur prisni
dru të sharruar.
15. Mos e përdorni sharrën me zinxhir për të ngritur
ose për të hequr copa druri dhe objekte të tjera.
16. Drejtojeni sharrën me zinxhir në mënyrë të tillë
që asnjë pjesë e trupit tuaj të mos jetë brenda
drejtimit të lëvizjes së zinxhirit të sharrës (shikoni
figurën).