53
– Futini fijet te vrimat, që të dalin nga foleja.
Montoni rondelën, sustën dhe bobinën në fole.
– Bashkërendisni mbërthyesit mbi mbulesë dhe fole.
Pastaj shtyjeni mbulesën fort në fole për ta fiksuar.
Udhëzimet e shërbimit
KUJDES: Përpara se të kryeni ndonjë mirëmbajte të prerësit të shkurreve, fikni
gjithmonë motorin dhe hiqni kapakun e kandeletës nga kandeleta
(shihni “Kontrolli i kandelë”).
Vishni gjithmonë doreza mbrojtëse.
KUJDES: Mos e hiqni kurrë vetë ndezësin me kordon. Kjo mund të shkaktojë
aksident. Kjo procedurë duhet kryer vetëm nga një agjent i autorizuar
shërbimi.
Për të siguruar jetëgjatësi shërbimi dhe për të shmangur dëmtimin e pajisjes, kryeni rregullisht veprimet e mëposhtme të mirëmbajtjes.
Kontrolli dhe mirëmbajtja ditore
– Përpara përdorimit, kontrolloni pajisjen për vida të liruara ose pjesë që mund të mungojnë. Kushtojini vëmendje të veçantë shtrëngimit të diskut
prerës ose kokës prerëse prej najloni.
– Përpara përdorimit, kontrolloni gjithmonë për t’u siguruar që kalimi i ajrit ftohës dhe fletët e cilindrit të mos jenë të bllokuara.
Pastrojini nëse nevojitet.
– Kryeni çdo ditë veprimet e mëposhtme të mirëmbajtjes pas përdorimit:
• Pastroni prerësin e shkurreve nga jashtë dhe inspektojeni për dëmtime.
• Pastroni filtrin e ajrit. Kur punoni në vende ku ka shumë pluhur, pastroni filtrin disa herë në ditë.
• Kontrolloni diskun ose kokën prerëse prej najloni për dëmtime dhe sigurohuni që të jetë montuar aq fort sa duhet.
• Kontrolloni që të ketë dallim të mjaftueshëm ndërmjet shpejtësive të xhirove minimale dhe shpejtësive të përdorimit për t’u siguruar që vegla
prerëse qëndron pa lëvizur ndërkohë që motori është në xhiro minimale (nëse nevojitet, ulni shpejtësinë e xhirove minimale).
Nëse vegla prerëse vazhdon të rrotullohet gjatë xhirove minimale të motorit, konsultohuni me agjentin më të afërt të autorizuar të shërbimit.
– Kontrolloni që çelësi Stop (ndalim) I (ndezur/fikur)/çelësi Start-Stop (nisje/ndalim), leva e zhbllokimit, leva e kontrollit dhe butoni i bllokimit
funksionojnë saktë.
Pastrimi i pastruesit të ajrit (filtrit)
– Ktheni levën e valvulës (4) në anën plotësisht të mbyllur dhe mos lejoni që
karburatori të marrë pluhur ose papastërti.
– Hiqni vidën (1).
– Hiqni kapakun e pastruesit të ajrit (3).
– Hiqni elementin e sfungjerit (2), lajeni në ujë të vakët dhe thajeni plotësisht.
– Pasi ta pastroni, vendosni në vend kapakun e pastruesit të ajrit (3) dhe
shtrëngojeni me një vidë (1).
SHËNIM: Nëse në pastruesin e ajrit ka pluhur të tepërt, pastrojeni atë çdo ditë.
Një pastrues ajri i bllokuar mund ta bëjë të vështirë ose të pamundur
nisjen e motorit ose rritjen e shpejtësisë rrotulluese të motorit.
Udhëzimet e shërbimit
Vrima
Kapaku
Mbërthyesi
Vrima
Mbërthyesi
(1)
(2)
(3)
(4)
Та
ше
в
-
Га
лв
ин
г
ОО
Д
www.tashev-galving.com