42
Asnjëherë mos drejtoni ose mos saldoni vegla prerëse të
dëmtuara.
– Përdoreni prerësin e shkurreve/prerësin me fije me sa më pak zhurmë dhe
ndotje që të jetë e mundur. Veçanërisht, kontrolloni nëse karburatori është
vendosur saktë.
– Pastroni prerësin e shkurreve/prerësin me fije në intervale të rregullta dhe
kontrolloni që të gjitha vidat dhe dadot të jenë të shtrënguara mirë.
– Asnjëherë mos i kryeni shërbimin ose mos e ruani prerësin e shkurreve/
prerësin me fije në afërsi të flakëve të zbuluara.
– Ruajeni gjithmonë prerësin e shkurreve/prerësin me fije në dhoma të mbyllura
dhe me depozitë karburanti të boshatisur.
– Vendosini gjithmonë kapakun diskut prerës kur pastroni, bëni shërbime dhe
ruani pajisjen.
Vëzhgoni udhëzimet përkatëse për parandalimin e aksidenteve që janë lëshuar
nga shoqatat përkatëse të tregtisë dhe kompanitë e sigurimit.
Mos kryeni asnjë modifikim te prerësi i shkurreve/prerësi me fije, sepse kjo mund
të vërë në rrezik sigurinë tuaj.
Punimet e mirëmbajtjes ose riparimit nga përdoruesi duhet të kufizohen vetëm
me veprimtaritë e përshkruara në manualin e përdorimit. Të gjitha punimet e
tjera duhet të kryhen nga një Agjenti i Autorizuar Shërbimi. Përdorni vetëm pjesë
këmbimi dhe aksesorë origjinalë të lëshuar ose të furnizuar nga MAKITA.
Përdorimi i aksesorëve dhe veglave të pamiratuara do rrisë rrezikun e
aksidenteve.
MAKITA nuk mban përgjegjësi për aksidente ose dëmtime të shkaktuara nga
përdorimi i veglave prerëse, pajisjeve fiksuese jo të miratuara të veglave prerëse
ose aksesorëve të tillë.
Ndihma e parë
Në rast aksidenti sigurohuni që në afërsi të punimeve të prerjes të keni një kuti të
ndihmës së shpejtë. Zëvendësoni menjëherë çdo artikull që hiqni nga kutia e
ndihmës së shpejtë.
Nëse kërkoni ndihmë, lutemi të jepni informacionet e mëposhtme:
– Vendin e aksidentit
– Çfarë ndodhi
– Numrin e personave të lënduar
– Llojin e lëndimeve
– Emrin tuaj
Dridhja
– Individët me probleme në qarkullimin e gjakut që i ekspozohen dridhjeve të
tepërta mund të pësojnë dëmtime të enëve të gjakut ose në sistemin nervor.
Dridhjet mund të shkaktojnë simptomat e mëposhtme në gishta, duar ose
kyçe: “Përgjumje” (mpirje), therje, dhimbje, një ndjesi shpuese, ndryshim të
ngjyrës së lëkurës ose të vetë lëkurës. Nëse ju shfaqet ndonjë nga këto
simptoma, shkoni te mjeku!
– Për të ulur rrezikun e “sëmundjes së dridhjeve të shpeshta”, mbajini duart të
ngrohta gjatë punës dhe mirëmbajeni mirë pajisjen dhe aksesorët.
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në
Ne, Makita Corporation, si prodhuesi përgjegjës deklarojmë që makineria(të) e mëposhtme Makita:
Emërtimi i makinerisë: Prerës shkurresh/Prerës me fije
Nr i modelit./Lloji: EM2600U, EM2600L
Specifikimet: shihni tabelën “TË DHËNA TEKNIKE”
janë të prodhimit në seri dhe
Pajtohet me direktivat e mëposhtme evropiane:
2000/14/KE, 2006/42/KE, 2004/108/KE
Dhe janë prodhuar në përputhje me standardet e mëposhtme ose me dokumentet e standardizuara:
EN ISO 11806-1, EN ISO 14982
Dokumentacioni teknik ruhet nga:
Makita International Europe Ltd., Technical Department,
Michigan Drive, Tongwell, Milton Keynes, Bucks MK15 8JD, England
Procedura e vlerësimit të pajtueshmërisë e kërkuar nga Direktiva 2000/14/KE ishte në përputhje me shtojcën V.
Niveli i matur i fuqisë së zhurmës (si prerëse bari): 109,77 dB
Niveli i matur i fuqisë së zhurmës (si prerëse shkurresh): 107,29 dB
Niveli i garantuar i fuqisë së zhurmës: 112 dB
15. 4. 2013
Tomoyasu Kato
Drejtor
Makita Corporation
3-11-8, Sumiyoshi-cho,
Anjo, Aichi, JAPAN
Та
ше
в
-
Га
лв
ин
г
ОО
Д
www.tashev-galving.com