31
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
Fig.1
KUJDES:
•
Fikeni gjithmonë veglën përpara se të instaloni
ose hiqni kutinë e baterisë.
•
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e baterisë kur
vendosni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe kutisë së baterisë
mund të bëjë që ato t'ju rrëshqasin nga duart dhe
të sjellë dëmtimin e veglës dhe të kutisë së
baterisë, si dhe lëndimin e personit.
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla
ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të
kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa të
kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni
treguesin e kuq në anën e sipërme të butonit, ajo nuk
është bllokuar plotësisht.
KUJDES:
•
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë e baterisë
derisa treguesi i kuq të mos duket. Nëse jo, ajo
mund të bjerë aksidentalisht nga vegla duke ju
lënduar ju ose personat pranë.
•
Mos e vendosni me forcë kutinë e baterisë. Nëse
kutia nuk rrëshqet me lehtësi brenda, ajo nuk
është futur siç duhet.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni kutinë e baterisë në vegël,
kontrolloni gjithmonë nëse çelësi i rrëshqitjes
është në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur shtypet pjesa e pasme e
çelësit të rrëshqitjes.
•
Çelësi mund të bllokohet në pozicionin “ndezur” për
lehtësi të përdoruesit gjatë përdorimit të zgjatur. Tregoni
kujdes kur bllokoni veglën në pozicionin “ndezur” dhe
shtrëngojeni fort veglën gjatë gjithë kohës.
Fig.2
Për ta ndezur veglën, rrëshqitni çelësin e rrëshqitjes
drejt pozicionit "I (NDEZUR)" duke shtyrë pjesën e
pasme të çelësit të rrëshqitjes. Për punë të
vazhdueshme, shtypni pjesën e përparme të çelësit të
rrëshqitjes për ta bllokuar.
Për ta fikur veglën, shtypni pjesën e pasme të çelësit të
rrëshqitjes dhe rrëshqiteni drejt pozicionit "O (FIKUR)".
Funksioni parandalues për rindezjen e
paqëllimshme
Edhe nëse kutia e baterisë është vendosur në vegël me
çelësin e rrëshqitjes në pozicionin “I (NDEZUR)”, vegla
nuk ndizet.
Për të ndezur veglën, në fillim rrëshqisni çelësin e
rrëshqitjes drejt pozicionit “O (fikur)” dhe më pas
rrëshqiteni në pozicionin "I (ndezur)".
Funksioni i kontrollit elektronik të forcës
rrotulluese
Vegla dikton në mënyrë elektronike situatat ku mund të
rrezikohet kapja e diskut ose aksesorit. Në këtë situatë,
vegla fiket automatikisht për të parandaluar rrotullimin e
mëtejshëm të boshtit (ajo nuk parandalon zmbrapsjen).
Për ta rinisur veglën, fillimisht fikeni veglën, zgjidhni
problemin e reduktimit të papritur të shpejtësisë së
rrotullimit dhe më pas ndizeni veglën.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive
(Vetëm për kutitë e baterive me "B" në fund të numrit të
modelit.)
Fig.3
Për të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë, shtyni
butonin e kontrollit në kutinë e baterisë. Llamba e
treguesit ndizet për disa sekonda.
Fikur
Vezullon
Ndezur
Llambat treguese
Ngarkoni
baterinë.
0 % deri në 25 %
25 % deri në 50 %
50 % deri në 75 %
75 % deri në 100 %
Kapaciteti i
mbetur
Bateria mund
të ketë
keqfunksionuar.
015658
SHËNIM:
•
Në varësi të kushteve të përdorimit dhe të
temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterisë
(Për shtete specifike)
Fig.4
Kur ndizni veglën, treguesi i baterisë tregon kapacitetin
e mbetur të baterisë.
Kapaciteti i mbetur i baterisë tregohet në tabelën e
mëposhtme.
Содержание DGA404
Страница 121: ...121 ...
Страница 122: ...122 ...
Страница 123: ...123 ...
Страница 124: ...124 www makita com Makita Jan Baptist Vinkstraat 2 3070 Belgium Makita Corporation Anjo Aichi Japan 885376C965 ...