33
Për vegël me mbrojtëse disku të llojit me levë
mbërthyese
Fig.8
Lironi levën në mbrojtësen e diskut pasi keni liruar vidën.
Montojeni mbrojtësen e diskut me të dalën e rripit të
mbrojtëses të bashkërenditur me dhëmbëzën e kutisë
mbajtëse. Në vijim rrotullojeni mbrojtësen e diskut në
kënd të atillë që të mund ta mbrojë përdoruesin sipas
punës që kryhet.
Fig.9
Shtrëngoni levën për të mbërthyer mbrojtësen e diskut.
Nëse leva është shumë e shtrënguar ose shumë e lirë për
të mbajtur mbrojtësen e diskut, lironi ose shtrëngoni vidën
për të rregulluar shtrëngimin e mbrojtëses së diskut.
Për ta hequr mbrojtësen e diskut, ndiqni procedurën e
anasjellë të instalimit.
Për vegla me mbrojtëse disku të llojit me vidë
bllokuese
Fig.10
Montojeni mbrojtësen e diskut me pjesët e dala të rripit
të mbrojtëses së diskut të bashkërenditura me
dhëmbëzat në kutinë mbajtëse. Më pas rrotullojeni
mbrojtësen e diskut rreth 180
゚
në drejtim kundërorar.
Sigurohuni që ta shtrëngoni mirë vidën.
Për ta hequr mbrojtësen e diskut, ndiqni procedurën e
anasjellë të instalimit.
Instalimi ose heqja e diskut me qendër të
shtypur ose diskut me kënd
(aksesor opsional)
PARALAJMËRIM:
•
Kur përdorni disk me qendër të shtypur ose disk
me kënd, mbrojtësja e diskut duhet të përshtatet
në vegël në mënyrë të tillë që ana e mbyllur e
mbrojtëses të tregojë gjithnjë nga përdoruesi.
•
Aktivizoni bllokimin e boshtit vetëm kur boshti nuk
është në rrotullim.
Fig.11
Montoni flanxhën e brendshme në bosht. Futni diskun
në flanxhën e brendshme dhe vidhosni dadon bllokuese
te boshti.
Fig.12
Për ta shtrënguar dadon bllokuese, shtypni bllokimin e
boshtit aq fort sa boshti të mos rrotullohet më, pastaj
përdorni çelësin e dados së bllokimit dhe shtrëngojeni
mirë në drejtim orar.
Për ta hequr diskun, ndiqni procedurën e anasjellë të instalimit.
Instalimi ose heqja e dados Ezynut
(aksesor opsional)
KUJDES:
•
Mos përdorni dadon Ezynut me flanxhën e sipërme
ose me lëmuesin me kënd me simbolin “F” në fund të
numrit të modelit. Ato flanxha janë aq të trasha saqë
boshti nuk mund të mbajë të gjithë fijen.
Fig.13
Flanxhën e brendshme, diskun lëmues dhe dadon
Ezynut montojini në bosht në mënyrë të tillë që logoja
Makita në dadon Ezynut të tregojë nga jashtë.
Fig.14
Shtypni fort bllokuesin e boshtit dhe shtrëngoni dadon Ezynut
duke rrotulluar diskun lëmues në drejtim orar deri në fund.
Rrotulloni unazën e jashtme të dados Ezynut në drejtim
kundër orar për ta liruar atë.
Fig.15
Fig.16
SHËNIM:
•
Dadoja Ezynut mund të lirohet me dorë nëse shigjeta
tregon drejt dhëmbëzës. Në të kundërt për ta liruar atë
nevojitet një çelës për dadon bllokuese. Futni një kunj të
çelësit në njërën nga vrimat dhe rrotullojeni dadon
Ezynut në drejtim kundërorar.
Instalimi ose heqja e diskut fleksibël
(aksesor opsional)
PARALAJMËRIM:
•
Përdorni gjithmonë mbrojtësen e dhënë me veglën kur
disku fleksibël është i vendosur mbi vegël. Disku
mund të thyhet gjatë përdorimit dhe mbrojtësja
ndihmon në uljen e mundësive për lëndime personale.
Fig.17
Ndiqni udhëzimet për diskun e lëmimit me qendër të
shtypur/multidiskun, por përdorni gjithashtu edhe
jastëkun plastik mbi disk. Shihni rendin e montimit në
faqen e aksesorëve në këtë manual.
Instalimi ose heqja e diskut të smerilimit
(aksesor opsional)
Fig.18
Montoni bllokun e gomës në bosht. Vendosni diskun
mbi bllokun e gomës dhe mbërtheni dadon bllokuese te
boshti. Për ta shtrënguar dadon bllokuese, shtypni
bllokimin e boshtit aq fort sa boshti të mos rrotullohet
më, pastaj përdorni çelësin e dados së bllokimit dhe
shtrëngojeni mirë në drejtimin orar.
Për ta hequr diskun, ndiqni procedurën e anasjellë të instalimit.
SHËNIM:
•
Përdorni vetëm aksesorët rektifikues të përcaktuar
në këtë manual. Këto duhet të blihen më vete.
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM:
•
Nuk duhet të jetë kurrë e nevojshme të sforconi
veglën. Pesha e veglës jep presionin e duhur.
Sforcimi dhe presioni i tepërt mund të shkaktojnë
thyerje të rrezikshme të diskut.
•
Zëvendësojeni GJITHMONË diskun nëse vegla
bie gjatë lëmimit.
Содержание DGA404
Страница 121: ...121 ...
Страница 122: ...122 ...
Страница 123: ...123 ...
Страница 124: ...124 www makita com Makita Jan Baptist Vinkstraat 2 3070 Belgium Makita Corporation Anjo Aichi Japan 885376C965 ...