9
SHQIP
Mos vendosni materiale të ndezshme mbi furrë. Tregoni
kujdes sidomos kur të nxehni gatime ose pije që
përmbajnë alkool, pasi avujt e alkoolit mund të bien në
kontakt me një pjesë të nxehtë të furrës.
Mbajini fëmijët larg derës, gjatë hapjes ose mbylljes, pasi
mund të përplasen me derën ose mund të kapin gishtat.
PARALAJMËRIM:
Nxehja me mikrovalë e pijeve, mund
të rezultojë në vlim shpërthyes dhe me vonesë, prandaj
dhe duhet treguar kujdes kur të mbahet ena; për të
parandaluar këtë situatë, lini GJITHMONË një kohë
qëndrimi prej 20 sekondash pasi të jetë fikur furra, në
mënyrë që temperatura të bëhet e njëtrajtshme. Trazojini
gjatë nxehjes, nëse është e nevojshme dhe trazojini
GJITHMONË pas nxehjes.
Në rast djegie, ndiqni udhëzimet për NDIHMËN E PARË:
• Zhyteni vendin e djegur me ujë të ftohtë për të
paktën 10 minuta.
• Mbulojeni me një rrobë të pastër dhe të thatë.
• Mos e lyeni me krem, vaj ose me locione.
KUJDES
Përdorni vetëm enë kuzhine që janë të përshtatshme
për t'u përdorur për furrë me mikrovalë; MOS përdorni
enë metalike, servis pjatash me zbukurime prej ari dhe
argjendi, shish, pirunë, etj.
Hiqni lidhëset metalike nga çantat plastike ose prej
letre.
Arsyeja: Mund të shkaktohet qark elektrik ose shkëndija
të cilat mund të dëmtojnë furrën.
Mos e përdorni furrën me mikrovalë për të tharë letra
ose rroba.
Përdorni kohë më të shkurtër për sasi më të vogla
ushqimi, për të shmangur mbinxehjen dhe djegien e
ushqimit.
Mos e zhytni kabllon e energjisë ose spinën elektrike në
ujë dhe mbajeni kabllon e energjisë larg nga nxehtësia.
Vezët e paqëruara dhe vezët e ziera shumë nuk
duhet të nxehen në furrë me mikrovalë pasi mund
të shpërthejnë, edhe pasi të ketë ndaluar nxehja e
mikrovalës; gjithashtu, mos i nxehni shishet hermetike
ose shishet e vulosura, vazot, enët, arrat e paqëruara,
domatet, etj.
Mos i mbuloni vrimat e ajrimit me cohë ose me letër.
Ato mund të marrin flakë pasi nga furra del ajër i nxehtë.
Furra gjithashtu mund të nxehet dhe mund të fiket
automatikisht dhe do të mbetet e tillë derisa të ftohet
mjaftueshëm.
Përdorni gjithmonë doreza kuzhine kur të nxirrni një
pjatë nga furra, për të shmangur djegiet padashur.
Trazojini lëngjet në mes të nxehjes ose pasi të ketë
mbaruar nxehja dhe lëreni lëngun të qëndrojë për
20 sekonda pas nxehjes, për të shmangur vlimin
shpërthyes.
Qëndroni larg nga furra sa gjatësia e krahut kur të hapni
derën, për të shmangur djegien nga ajri ose avulli i
nxehtë që del jashtë.
Mos e vini në punë furrën me mikrovalë kur është
bosh. Furra me mikrovalë do të fiket automatikisht për
30 minuta për qëllime sigurie. Rekomandojmë që të
vendosni një gotë me ujë brenda në furë gjatë gjithë
kohës, për të thithur energjinë e mikrovalëve në rast se
furra me mikrovalë ndizet aksidentalisht.
Instalojeni furrën në përputhje me hapësirat që
përshkruhen në këtë manual. (Shihni "Instalimi i furrës
me mikrovalë".)
Kujdes kur të lidhni pajisjet e tjera elektrike te prizat që
ndodhen pranë furrës.
GE73A-BOL_DE68-04050B-04_SQ.indd 9
2013-09-16 �� 6:56:23
Summary of Contents for GE73A
Page 31: ...ЗАБЕЛЕЖКА ЗАБЕЛЕЖКА GE73A BOL_DE68 04050B 04_BG indd 31 2013 09 16 6 42 21 ...
Page 63: ...NAPOMENA NAPOMENA GE73A BOL_DE68 04050B 04_HR indd 31 2013 09 16 6 46 19 ...
Page 95: ...ЗАБЕЛЕШКА ЗАБЕЛЕШКА GE73A BOL_DE68 04050B 04_MK indd 31 2013 09 16 6 49 34 ...
Page 127: ...NOTĂ NOTĂ GE73A BOL_DE68 04050B 04_RO indd 31 2013 09 16 6 52 27 ...
Page 159: ...SHËNIM SHËNIM GE73A BOL_DE68 04050B 04_SQ indd 31 2013 09 16 6 56 29 ...
Page 191: ...NAPOMENA NAPOMENA GE73A BOL_DE68 04050B 04_SR indd 31 2013 09 16 6 59 36 ...
Page 223: ...BELEŽKA BELEŽKA GE73A_BOL_DE68 04050B 04_SL indd 31 2013 09 16 6 38 14 ...
Page 255: ...NOTE NOTE GE73A_BOL_DE68 04050B 04_EN indd 31 2013 09 16 6 30 22 ...