8
SHQIP
Kjo furrë me mikrovalë nuk është parashikuar për
përdorim komercial.
Llambën nuk duhet ta ndërroni vetë për arsye
sigurie. Kontaktoni me kujdesin më të afërt për
klientin të autorizuar nga Samsung që të sjellë një
inxhinier të kualifikuar për të zëvendësuar llambën.
PARALAJMËRIM
Vetëm personeli i kualifikuar duhet lejuar të modifikojë
ose të riparojë pajisjen.
Mos nxehni lëngje dhe ushqime të tjera në enë të
vulosura për funksionin e mikrovalës.
Për të qenë të sigurt, mos përdorni pastrues me ujë me
presion të lartë ose me avull me presion.
Mos e instaloni këtë pajisje; pranë ngrohësve,
materialeve të ndezshme; në vende me lagështirë,
me vaj ose me pluhur, në një vend të ekspozuar
drejtpërdrejt ndaj rrezeve të diellit dhe ujit ose aty ku ka
rrjedhje të gazit; në tokë.
Kjo pajisje duhet të tokëzohet siç duhet në përputhje me
kodet vendase dhe kombëtare.
Hiqni vazhdimisht të gjitha substancat e huaja, si
pluhurin ose ujin nga terminalet e prizës elektrike dhe
nga pikat e kontaktit me anë të një cope të thatë.
Mos e tërhiqni ose e mos përkulni në mënyrë ekstreme
kabllon e energjisë ose mos vendosni objekte të rënda
mbi të.
Në rast të rrjedhjes së gazit (siç është gazi propan, gazi
LP, etj.), ajroseni menjëherë pa e prekur spinën elektrike.
Mos e prekni spinën elektrike me duar të njoma.
Mos e fikni pajisjen duke hequr prizën, ndërkohë që
është duke punuar.
Mos furni gishtat ose substanca të huaja. Nëse
substanca të tilla si uji, hyjnë në pajisje, hiqeni spinën
elektrike dhe kontaktoni qendrën tuaj më të afërt të
shërbimit.
Mos ushtroni shumë presion ose ngjeshje te pajisja.
Mos e vendosni furrën në një objekt delikat siç është
lavamani ose një objekt prej qelqi.
Mos përdorni benzen, hollues, alkool, pastrues me avull
ose pastrues me presion të lartë për të pastruar pajisjen.
Sigurohuni që voltazhi, frekuenca dhe rryma e energjisë
të përputhen me ato të specifikimeve të produktit.
Vendoseni spinën e korrentit në prizën në mur në
mënyrë të shtrënguar. Mos përdorni përshtatës spine të
shumëfishtë, kabllo zgjatuese ose transformator elektrik.
Mos e varni kabllon elektrike në një objekt metalik, mos
e futni kabllon elektrike ndërmjet objekteve ose mbrapa
furrës.
Mos përdorni spinë elektrike, kordon elektrik të dëmtuar
ose prizë në mur të lirshme. Kur spina elektrike ose
kablloja elektrike është dëmtuar, kontaktoni qendrën më
të afërt të shërbimit.
Mos hidhni ose të spërkatni drejtpërdrejt ujë në furrë.
Mos vendosni objekte në furrë, brenda ose te dera e
furrës.
Mos spërkatni substanca të avullueshme, siç janë
insekticidet, mbi sipërfaqen e furrës.
GE73A-BOL_DE68-04050B-04_SQ.indd 8
2013-09-16 �� 6:56:22
Summary of Contents for GE73A
Page 31: ...ЗАБЕЛЕЖКА ЗАБЕЛЕЖКА GE73A BOL_DE68 04050B 04_BG indd 31 2013 09 16 6 42 21 ...
Page 63: ...NAPOMENA NAPOMENA GE73A BOL_DE68 04050B 04_HR indd 31 2013 09 16 6 46 19 ...
Page 95: ...ЗАБЕЛЕШКА ЗАБЕЛЕШКА GE73A BOL_DE68 04050B 04_MK indd 31 2013 09 16 6 49 34 ...
Page 127: ...NOTĂ NOTĂ GE73A BOL_DE68 04050B 04_RO indd 31 2013 09 16 6 52 27 ...
Page 159: ...SHËNIM SHËNIM GE73A BOL_DE68 04050B 04_SQ indd 31 2013 09 16 6 56 29 ...
Page 191: ...NAPOMENA NAPOMENA GE73A BOL_DE68 04050B 04_SR indd 31 2013 09 16 6 59 36 ...
Page 223: ...BELEŽKA BELEŽKA GE73A_BOL_DE68 04050B 04_SL indd 31 2013 09 16 6 38 14 ...
Page 255: ...NOTE NOTE GE73A_BOL_DE68 04050B 04_EN indd 31 2013 09 16 6 30 22 ...