54
Kontrolli i kandelës
– Përdorni vetëm çelësin universal të ofruar me veglën për të hequr ose
instaluar kandelën.
– Hapësira mes dy elektrodave të kandeletës duhet të jetë 0,6-0,7 mm (0,024”-
0,028”). Nëse hapësira është shumë e gjerë ose shumë e ngushtë,
rregullojeni. Nëse kandela bllokohet me blozë ose është e pistë, pastrojeni
mirë ose zëvendësojeni.
KUJDES: Mos e prekni asnjëherë bashkuesin e kandelës ndërkohë që motori
është në punë (rreziku nga goditje elektrike me tension të lartë).
Vendosja e grasos në kutinë e ingranazhit
– Vendosni graso (Shell Alvania 2 ose diçka të barasvlefshme) çdo 30 orë në
kutinë e ingranazhit nëpërmjet vrimës së grasatimit. (Grasoja origjinale
MAKITA mund të blihet nga shitësi juaj MAKITA).
Koka thithëse në depozitën e karburantit
– Filtri karburantit (5) i kokës thithëse përdoret për ta furnizuar me karburantin
që kërkohet nga karburatori.
– Inspektoni periodikisht me sy filtrin e karburantit. Për të inspektuar filtrin, hapni
kapakun e depozitës së karburantit, përdorni një tel në formë grepi për të
nxjerrë kokën e thithjes nga pjesa e hapur e depozitës. Ndërrojeni filtrin nëse
është forcuar, është bërë shumë pis ose është bllokuar.
– Furnizimi i pamjaftueshëm me karburant mund të rezultojë në tejkalimin e
shpejtësisë maksimale të lejueshme. Si rrjedhojë, filtri i karburantit duhet të
ndërrohet të paktën çdo tre muaj për të garantuar furnizim të pëlqyeshëm me
karburant te karburatori.
Çdo punë tjetër mirëmbajtjeje ose rregullimi që nuk përshkruhet në këtë manual duhet të kryhet vetëm nga agjentët e autorizuar të shërbimit.
0,6 mm-0,7 mm
(0,024”-0,028”)
Vrima e grasatimit
(5)
Та
ше
в
-
Га
лв
ин
г
ОО
Д
www.tashev-galving.com