39
Udhëzime të përgjithshme
– Për të siguruar funksionimin e duhur, sigurohuni që ta lexoni dhe ta kuptoni
plotësisht këtë manual përdorimi për t’u njohur me mënyrën e përdorimit të
prerësit të shkurreve/prerësit me fije. Përdorimi i kësaj pajisjeje pa kuptuar
përdorimin e saj mund të sjellë lëndim serioz për ju ose persona të tjerë.
– Huazojani prerësin e shkurreve/prerësin me fije vetëm personave që kanë
përvojë të vërtetuar me prerësin e shkurreve/prerësin me fije. Njëkohësisht,
huazojini gjithmonë edhe këtë manual përdorimi.
– Nëse e përdorni prerësin me motor për herë të parë, konsultohuni me shitësin
për udhëzime bazë.
– Fëmijët ose të rinjtë nën moshën 18 vjeç nuk duhet të lejohen ta përdorin
prerësin e shkurreve/prerësin me fije. Megjithatë, personat mbi moshën 16
vjeç mund ta përdorin pajisjen për qëllime trajnimi, vetëm nën mbikëqyrjen e
një trajnuesi të kualifikuar.
– Përdorni prerësin e shkurreve/prerësin me fije me kujdesin dhe vëmendjen
më të madhe.
– Përdoreni prerësin e shkurreve/prerësin me fije vetëm nëse jeni në gjendje të
mira fizike. Kryejini të gjitha punët me qetësi dhe kujdes. Përdoruesit duhet të
mbajnë përgjegjësi për personat që gjenden në afërsi.
– Mos e përdorni kurrë prerësin e shkurreve/prerësin me fije pas konsumimit të
alkoolit ose ilaçeve ose nëse ndiheni të lodhur ose të sëmurë.
PARALAJMËRIM:
Kjo makineri krijon fushë elektromagnetike gjatë përdorimit.
Në disa rrethana të caktuara, kjo fushë mund të interferojë tek implantet
mjekësore pasive ose aktive. Për të reduktuar rrezikun e lëndimeve serioze ose
vdekjeprurëse, ne i rekomandojmë personave me implante mjekësore që të
konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantit mjekësor përpara
përdorimit të kësaj makinerie.
Qëllimi i përdorimit të pajisjes
– Prerësi i shkurreve/prerësi me fije synohet të përdoret për të prerë barin,
barishtet e këqija, shkurret dhe bimë të tjera poshtë pemëve dhe nuk duhet të
përdoret për qëllime të tjera si prerja e anëve ose për prerjen e shkurreve
shumë të dendura sepse mund të shkaktojë lëndime.
Pajisjet personale mbrojtëse
– Mbani gjithmonë veshje funksionale dhe të përshtatshme për punën, pra të
ngushta, por jo aq të ngushta sa të mos lëvizni lehtësisht. Mos mbani bizhuteri
ose rroba që mund të ngecin nëpër shkurre dhe gëmusha.
– Për të shmangur dëmtimet në kokë, sy, dorë ose këmbë, si dhe për të mbrojtur
veshët gjatë përdorimit të prerësit të shkurreve/prerësit me fije duhet të
përdorni pajisjet dhe veshjet e mëposhtme mbrojtëse.
– Mbani gjithmonë një helmetë kur ka rrezik të rënies së objekteve. Helmeta
mbrojtëse (1) duhet të kontrollohet në intervale të rregullta për dëmtim dhe
duhet të zëvendësohet pas maksimumi 5 vjetësh. Përdorni vetëm helmeta
mbrojtëse të miratuara.
– Streha (2) e helmetës (ose syzet mbrojtëse) mbrojnë fytyrën nga pjesët ose
gurët që mund të shkëputen. Gjatë vënies në punë të prerësit të shkurreve/
prerësit me fije, mbani gjithmonë syze mbrojtëse ose një strehë për të
parandaluar lëndimet në sy.
– Mbani pajisje të përshtatshme mbrojtëse kundër zhurmës për të shmangur
dëmtimin e veshëve (veshore (3), tapë veshësh etj.).
– Kominoshet e punës (4) ju mbrojnë kundër gurëve ose pjesëve që mund të
shkëputen.
Ne rekomandojmë që të vishni kominoshe pune.
– Gjatë përdorimit të prerësit të shkurreve/prerësit me fije duhet të mbahen
gjithmonë doreza të veçanta (5) me lëkurë të trashë, të cilat janë pjesë e
pajisjeve të rekomanduara.
– Gjatë përdorimit të prerësit të shkurreve/prerësit me fije, mbani gjithmonë
këpucë të forta (6) me shuall që nuk rrëshqet. Këto këpucë ju mbrojnë nga
lëndimet dhe garantojnë qëndrim të mirë.
Rreziqe të tjera
– Edhe kur makineria përdoret sipas udhëzimeve, është e pamundur që të
eliminohen të gjithë faktorët e rreziqeve të tjera. Në lidhje me ndërtimin dhe
dizajnin e makinerisë mund të lindin rreziqet e mëposhtme:
1. Dëmtim të mushkërive nëse nuk mbahet një maskë e përshtatshme
kundër pluhurit.
2. Dëmtim të dëgjimit nëse nuk mbahet mbrojtje efikase për dëgjimin.
3. Dëmtime në shëndet që vijnë nga emetimi i dridhjeve nëse makineria
përdoret për periudhë më të gjatë kohe ose nëse nuk mirëmbahet dhe
përdoret në mënyrë të përshtatshme.
Ndezja e prerësit të shkurreve
– Ju lutemi të siguroheni që të mos ketë fëmijë ose persona të tjerë deri në 15
metra (50 ft) rreth vendit të punës, gjithashtu bëni kujdes që të mos ketë
kafshë në afërsi të vendit të punës.
– Përpara përdorimit kontrolloni gjithmonë që prerësi i shkurreve/prerësi me fije
të jetë e sigurt për t’u përdorur:
Kontrolloni që vegla prerëse të jetë e fiksuar, leva e kontrollit të mund të
përdoret lehtësisht dhe që bllokimi i levës së kontrollit të funksionojë siç duhet.
– Ndalohet rrotullimi i veglës prerëse gjatë punës me xhiro minimale. Kontaktoni
me shitësin nëse mendoni se pajisja mund të ketë nevojë për rregullim.
Kontrolloni për t’u siguruar që dorezat janë të pastra dhe të thata dhe që çelësi
i nisjes/ndalimit funksionon siç duhet.
Udhëzimet për sigurinë
Diagrami
15 metra
(1)
(3)
(2)
(4)
(5)
(6)
Та
ше
в
-
Га
лв
ин
г
ОО
Д
www.tashev-galving.com