47
Disku prerës ose koka prerëse prej najloni mund të ndërrohet me lehtësi duke e
kthyer pajisjen në fillim me kokë poshtë.
– Futni çelësin hekzagonal në vrimën në kutinë e ingranazhit dhe rrotulloni
rondelën hyrëse (3) derisa të bllokohet me çelësin hekzagonal.
– Lironi dadon/rondelën me sustë (1) (fija në të majtë) me çelësin hekzagonal
dhe zhvendosni dadon/rondelën me sustë (1) dhe rondelat mbërthyese (2).
Me çelësin hekzagonal në vend
– Montoni diskun e prerësit në bosht në mënyrë të tillë që udhëzuesi i rondelës
hyrëse (3) të përshtatet në vrimën e boshtit në diskun e prerësit. Instaloni
rondelën mbërthyese (2) dhe fiksojeni diskun e prerësit me dadon/rondelën
me sustë (1).
[Fuqia shtrënguese: 13 - 23 N-m]
SHËNIM: Mbani gjithmonë doreza kur punoni me diskun e prerësit.
SHËNIM: Dadoja për shtrëngimin e diskut të prerësit (me rondelë me sustë)
është një pjesë e konsumueshme. Nëse vihet re ndonjë konsumim
ose deformim në rondelën me sustë, zëvendësoni dadon.
SHËNIM: Rondela mbërthyese (2) dhe dadoja/rondela me sustë (1) nuk janë të
nevojshme për montimin e kokës prerëse prej najloni. Koka prej
najloni duhet të vendoset mbi rondelën hyrëse (3).
– Vidhosni kokën prerëse prej najloni në bosht.
– Sigurohuni që disku të rrotullohet në drejtim kundërorar.
Montimi i diskut të prerësit/kokës prerëse prej najloni
(2)
(1)
(3)
Lironi
Çelësi hekzagonal
Shtrëngoni
Lironi
Çelësi hekzagonal
Shtrëngoni
Rrotullimi
Та
ше
в
-
Га
лв
ин
г
ОО
Д
www.tashev-galving.com