90 / 147
Version 1.0
GAMMA 60 / 80
Në këtë manual do të përdoren udhëzimet dhe simbolet
e mëposhtme paralajmëruese:
KUJDES
Paralajmëron rrezikimin e personave
dhe materialeve. Një mosrespektim i
udhëzimeve të shënjuara me këtë simbol,
mund të shkaktojë lëndime të rënda dhe dëme
materiale.
UDHËZIM: Udhëzime teknike, që duhen të
respektohen.
Mekanizmi i derës së garazhit duhet të
përdoret vetëm nëse:
• udhëzimet paralajmëruese (etiketa, shihni A3
faqe 111) të jetë ngjitur në një vend të dukshëm.
• dera përputhet me normat EN 12605, EN 12604 dhe
DIN EN 13241-1.
• montimi i mekanizmit të derës së garazhit është
realizuar sipas EN 12453, EN 12445 und EN 12635.
• nëse ka mekanizma shtesë sigurie, këta duhet të
jenë funksionalë.
• në garazhet pa hyrje të dytë, nuk ka një rele
emergjence të komanduar nga ju.
• një derë hyrëse e derës së garazhit është e pajisur
me një mekanizëm sigurie, i cili pengon ndezjen kur
dera është e hapur.
• releja e emergjencës nuk mund të qëndrojë e varur
në pjesët e mjetit (p.sh. ndërtimet në çati).
Nëse aktivizohet releja e emergjencës, dera
mund të lëvizë ose të mbyllet në mënyrë të
pakontrolluar (thyerje e sustës, era).
Ruani manualin e përdorimit.
E rëndësishme:
Dera duhet të lëvizë lirshëm
dhe të jetë funksionale dhe e balancuar në
përputhje me të dhënat e prodhuesit. Hapja dhe mbyllja
duhet të kryhet me dorë lehtësisht, në mënyrë uniforme
dhe pa tronditje.
Montimi duhet të kryhet nga një specialist i kualifikuar.
Puna rreth instalimeve elektrike duhet të kryhet vetëm
nga një specialist i autorizuar.
Përshtatshmëria dhe kapaciteti mbajtës i konstruksionit
mbrojtës së godinës, në të cilën duhet montuar
mekanizmi e derës së garazhit, duhet të kontrollohet
dhe të verifikohet nga personeli i specializuar.
Mekanizmi i derës së garazhit duhet të
shtrëngohet në mënyrë të sigurtë në të gjitha
pikat e parashikuara të shtrëngimit. Materialet
shtrënguese duhet të zgjidhen në përputhje me
konsistencën e konstruksionit mbrojtës, që të kenë një
forcë tërheqëse prej 900 N.
Nëse këto kritere nuk përmbushen, mekanizmi i derës
së garazhit mund të rrëzohet ose dera mund të lëvizë
në mënyrë të pakontrolluar. Kjo paraqet rrezik për
persona dhe dëme materiale.
Gjatë hapjes së vrimave shtrënguese nuk duhet të
dëmtohet as statika e godinës dhe as kabllot elektrike,
tubacionet e ujit dhe tubacione të tjera.
Gjatë montimit të mekanizmit të derës së garazhit në
skajin e godinës duhet të sigurohet me mjete të
përshtatshme, që të mos rrëzohet, derisa të
shtrëngohet plotësisht dhe në mënyrë të sigurt.
Gjatë montimit, respektoni rregullat e mbrojtjes gjatë
punës dhe fëmijët mbani larg.
Ky mekanizëm i derës së garazhit është i përshtatshëm
për përdorimin në dyert me seksione lëvizëse dhe atyre
me seksione në hapësirat private të banimit.
Duhen respektuar përmasat maksimale të dhëna në
kapitullin 18. Përpara montimit të mekanizmit të derës
së garazhit duhen çmontuar drynat mekanikë (nëse ka
të tillë) të derës ose të nxirren jashtë përdorimi.
Përdorimi në një mjedis të mbrojtur nga shpërthimi
është i palejuar.
Çdo përdorim jashtë këtyre kushteve, konsiderohet si i
parregullt.
Gjithë shtesat ose ndryshimet në ndërtim të kryera pa
një miratim me gojë ose me shkrim
• shtesat dhe modifikimet
• Përdorimet e pjesëve rezervë jo-origjinale
• Kryerja e riparimeve nga persona ose kompani të
paautorizuara nga prodhuesi
mund të shkaktojnë humbjen e të drejtës së garancisë.
Për dëme që vijnë si pasojë e shkaqeve të mëposhtme,
nuk mbajmë asnjë përgjegjësi:
• Mangësi teknike në derën lëvizëse dhe gjatë
përdorimit deformime strukturore.
• Mirëmbajtje e papërshtatshme e derës.
• Mosrespektim i manualit të përdorimit.
2 Pjesët e ambalazhit
3 Udhëzime paralajmëruese, simbolet
4 Udhëzimet e sigurisë për përdorim
5 Udhëzime sigurie për montim
6 Përdorimi sipas rregullave
Summary of Contents for Gamma 60
Page 112: ...GAMMA 60 80 Version 1 0 111 147 A3 A4 M1 50mm 3 5 10 7 10 13 17 B B B BB BB...
Page 113: ...112 147 Version 1 0 GAMMA 60 80 M2 M3...
Page 114: ...GAMMA 60 80 Version 1 0 113 147 M4 A A 5 7 cm 5 7 cm L1 5 N2...
Page 115: ...114 147 Version 1 0 GAMMA 60 80 M5 1 2 3 4 O P R D 5...
Page 116: ...GAMMA 60 80 Version 1 0 115 147 M6 M7 L4 F1 L5 L1 L2 L4 L3 F1 F F1 F2 3 F3...
Page 117: ...116 147 Version 1 0 GAMMA 60 80 M8 M9 click 10...
Page 148: ...Das ist die letzte Seite in diesem...