60
Instruksioni për shfrytězimin
AL
Klientë të nderuar,
Ekipi i TESY-t Ju përgëzon nga gjithë zemra përfitimin e ri. Shpresojmë
se aparati Tuaj i ri do të kontribojë për përmirësimin e komoditetit në
shtëpnë tuaj.
Ky përshkrim teknik dhe instuksioni për shfrytëzimin ka për synim
t`Ju njoh me artikullin dhe kushtet për montimin e tij të rregullt
dhe shfrytëzimin e drejtë. Instruksioni është i destinuar për teknik
të licenzuar, të cilat do ta montojnë aparatin, do ta demontojnë dhe
riparojnë në rast defekti.
Zbatimi i udhëzimeve në këtë instruksion është në interes të blerësit
dhe një nga kushtet e garancisë, që është shënuar në librezën e
garancisë.
Ju lutemi, duhet të keni parasysh se respektimi i instruksioneve në këtë
udhëzues është para se të gjithash në interes të blerësit, por ndërkohë
është edhe një prej kushteve të garancisë, të përshkuara në kartën e
garancisë, qe të mund blerësi ta përdorë shërbimin falas që ofrohet nga
garancia. Prodhuesi nuk përgjigjet për dëmtime në aparatin ose dëme
të mundshme të shkaktuara si rezultat i eksploatimit dhe/ose montimit,
që nuk iu përgjigjen instruksioneve në këtë udhëzues.
Bojleri elektrik i përgjigjet të gjitha kërkesave të EN 60335-1,
EN 60335-2-21.
I.
DESTINIMI
Aparati është i destinuar për të siguruar me ujë të nxehtë objekte
banimi, që kanë një rrjet ujësjellës me presion jo më shumë se 6 bar
(0,6 MPa).
Ai është i destinuar për eksploatim vetëm në ambiente të mbyllura dhe
të ngrohta, në të cilat temperatura nuk ulet nën 4°C dhe nuk është i
destinuar të punojë në regjim të pandërprerë dhe të vazhdueshëm.
Aparati është i destinuar të punojë në regjione me fortësinë e ujit deri
në 10 оdH. Nëse montohen në një regjion me ujë më të fortë është
i mundshëm grumbullimi i shpejtë i fundërresave gëlqerore, të cilat
shkaktojnë zhurmë gjatë ngrohjes ose dëmtim të shpejtë të pjesës
elektrike. Për regjione me ujëra më të forta çdo vit rekomandohet
pastrim i aparatit nga shtresat gëlqerore dhe përdorimi i kapacitetit të
ngrohësit deri në 2 kW.
II.
KARAKTERISTIKA TEKNIKE
1.
Nxënësia nominale V, në litra – shiko tabelën mbi aparatin.
2.
Tension nominal – shiko tabelën mbi aparatin.
3.
Fuqi nominale – shiko tabelën mbi aparatin.
4.
Presion nominal – shiko tabelën mbi aparatin.
Ky nuk është presioni nga rrjeti i ujësjellësit. Kjo është e
shpallura për aparatin dhe lidhet me kërkesat e
standardëve të parrezikshmërisë.
5.
Lloji i bojlerit –ujënxehës akumulues i mbyllur me termoizolim.
6.
Veshje nga brenda – për modelet: GC- qelq-qeramikë; SS – çelik
inoksid; EV-emal.
7.
Temperatura e ujit pas stakimit të termostatit: nga 60° C deri 75° C.
Për modelet me termostat që rregullohet diapazoni i
treguar të temperaturës është për rastet në të cilat
termostati është i vendosur për temperaturë maksimale e ngrohjes
së ujit (shiko më poshtë).
III.
RREGULLA TË RËNDËSISHME
•
Bojleri duhet të montohet vetëm në ambiente me siguri normale
kundër zjarrit.
•
Mos e lëshoni bojlerin para se të jeni të bindur se është i mbushur
me ujë.
•
Lidhja e bojlerit me rrjetat e ujlsjellsit dhe elektrik (në modelet pa
kablo dhe spinë) të bëhet nga teknik i licenzuar për ujësjellës dhe
instalime elektrike. Teknik me autorizim të posaçëm është një person, i
cili ka kompetencat e nevojshme sipas legjislacionit të vendit relevant.
•
Në lidhjen e bojlerit me rrjetin elektrik duhet të kujdeseni për ludhja
e rregullt e përçuesit mbrojtës (tek modelet pa kablo dhe spinë).
•
Në rast se ka mundësi që temperatura në aneks të bijë nën 0°С,
bojleri duhet të zbrazet (respektoni procedurën e përshkruar në p. V,
nënpikë 2 “Lidhja e bojlerit me rrjetin ujësjellës”).
•
Gjatë eksploatimit – (regjim i ngrohjes së ujit) – është normalisht të
pikojë ujë nga vrima e kullimit e valvulës sigurie. Ajo duhet të mbetet e
hapur ndaj atmosferës. Duhet të ndërmerren të gjitha masat për heqjen
dhe grumbullimin e sasive të derdhura për shmangen e demave
dhe nuk duhet të shkelin kërkesat e përshkruara në pikën e dytë të
paragrafit të pestë. Valvula dhe elementet e lidhura me të duhet të jenë
të mbrojtura nga grirja.
•
Gjatë kohës së ngrohjes së aparatit mund të ketë zhurmë (nga uji i
zier). Kjo është normale dhe nuk indikon dëmtime. Zhurma përforcohet
me kalimin e kohës për shkak të gëlqerorit të grumbulluar. Që të hiqet
zhurma aparati duhet të pastrohet. Ky shërbim ofrohet nga garancia.
•
Për punë të sigurt e bojlerit, valvolëkthimi – sigururuese duhet të
pastrohet rregullisht dhe të kontrollohet a funkcionon normalisht /
pa blokim/, në rajonet me ujë gëlqereje të pastrohet nga gëlqeren e
grombulluar. Ky shërbim nuk është objekt i garancisë.
Ndalohet çdo ndryshim dhe rikostruksioni i konstrukcionit dhe
skemën elektrike të bijlerit. Në rast konstatim të ndryshimeve
të tilla garancia e aparatit skadohet. Ndryshime dhe rikostrukcione
quhet çdo heqje e elementeve të përdorura nga prodhuesi, montimin e
komponentëve shtesë te bojleri, ndrimin e elementëve me analogë që
nuk janë miratuar nga prodhuesit.
•
Ky instruksion është edhe për bojlerët me shkëmbyes nxehtësie.
•
Nëse kabloja ushquese (për modelet që e kanë) është e prishur ajo
duhet të ndrohet nga përfaqesues i repartit ose nga person me një
kualifikim të këtillë, për të shmangur çdo risk.
•
Ky Kjo pajisje u destinua për përdorim nga fëmijë në moshën 8
vjeçe ose mbi moshën 8 vjeçe, nga njerëz me aftësi të kufizuara fizike,
emocionale dhe mendore, ose nga njerëzit të cilët nuk kanë përvojë
ose njohuri, nëse janë nën mbikëqyrje ose të instruktuar në përputhje
me përdorimin e parrezikshëm të pajisjes dhe nëse i kuptojnë rreziqet
të cilat mund të shkaktohen.
•
Fëmijët të mos luajnë me pajisjen.
•
Pastrimi dhe mirëmbajtja e pajisjes të mos bëhet nga fëmijë pa
mbikëqyrje.
IV.
PËRSHKRIM DHE MËNYRA E VEPRMIT
Aparati përbëhet nga korpus, flanxhë në pjesën e poshtme /tek bojlerët
për montim vertikal, /ose anës/ tek bojlerët me montim horizontal/,
panel mbrojtës plastik dhe valvolëkthimi - siguruese.
1.
Korpusi përbëhet nga pezervuar çeliku (ujëmbajtësi) dhe veshje
(pështellja e jashtme) me termoizolimi midis tyre nga penopoliureten
me dendësi të lartë, i pastër nga ana ekologjike, dhe dy tubacione me
fileto G 1/2” për furnizim me ujë të ftohtë (me unazë bojë blu) dhe për
shkarkimin e ujit të ngrohtë (me unazë të kuqe).
Содержание bilight series
Страница 97: ...Liters D mm A mm 50 353 411 60 440 277 80 353 766 80 440 407 100 440 552 120 440 702 ...
Страница 98: ......