Përdorimi i baterisë
SHËNIM
• Nëse fshesa juaj me korrent nuk
punon pasi keni karikuar baterinë,
ndërroni baterinë. Nëse ende
nuk funksionon me baterinë e re,
kontaktoni me një qendër shërbimi
të "Samsung".
• Kur blini një bateri në pikën e
servisit të "Samsung", kontrolloni
për stemën origjinale "Samsung"
mbi bateri (
) dhe për
emrin e baterisë (seria VS20T75****:
VCA-SBT90 / seria VS15T70****:
VCA-SBT90E).
KUJDES
• Mos e çmontoni baterinë apo
suportin për mur.
• Mos e ekspozoni baterinë ndaj
nxehtësisë dhe mos e vendosni në
zjarr.
• Meqenëse bateria është prodhuar
vetëm për këtë produkt, mos
e përdorni për aparate të tjera
elektronike apo për qëllime të tjera.
• Heqja e baterisë gjatë përdorimit
mund të shkaktojë avari të
produktit.
• Nëse bateria hiqet ndërkohë që
funksionon motori i fshesës me
korrent, ajo mund të mos punojë
për 30 sekonda pasi të jetë rilidhur
për arsye sigurie.
• Koha e karikimit të baterisë dhe
e përdorimit mund të shkurtohen
me rritjen e përdorimit të saj.
Kur bateria nuk karikohet më
apo harxhohet shpejt, ndërrojeni
baterinë e shteruar me një të re.
• Përdorni vetëm suportin për
mur dhe bateritë e ofruara nga
prodhuesi.
• Para se të fusni baterinë,
konfirmoni që jeni duke e futur në
drejtimin dhe orientimin e duhur.
• Kur hidhni një bateri të prishur,
vendoseni në një kuti për
mbledhjen e baterive për riciklim.
• Nëse nuk do ta përdorni fshesën
me korrent për një kohë të gjatë,
shkëputni baterinë nga fshesa.
• Kur lidhni baterinë me fshesën me
korrent, futeni derisa të dëgjoni një
kërcitje. Kjo garanton që bateria të
vendoset mirë.
– Përndryshe, bateria mund të
bjerë duke shkaktuar dëmtimin e
produktit ose lëndim.
• Mos e hidhni në tokë, mos e
godisni, dhe mos e lini baterinë të
pësojë goditje të befta.
Shënime dhe masa paraprake
SHTOJCË
Shqip
10
VS7000_13ge_00837D-02_GE.indb 10
2020-09-10 오후 11:34:33