Zgjidhja e problemeve
Para se të thërrisni shërbimin, shqyrtoni problemet dhe zgjidhjet e mëposhtme. Nëse asnjë nga
zgjidhjet e sugjeruara nuk jua zgjidh problemet, vizitoni faqen tonë të internetit në www.samsung.
com ose telefonojini kujdesit të klientit të "Samsung". Kini parasysh se do të tarifoheni për çdo
thirrje shërbimi në të cilat nuk gjendet asnjë defekt.
Problemet
Zgjidhjet
Fshesa me korrent
nuk punon.
• Kontrolloni nivelin e baterisë dhe karikojeni.
• Kontrolloni nëse produkti është i fikur dhe shtypni butonin e energjisë
për ta ndezur.
• Kontrolloni nëse është bllokuar tubi, koshi i pluhurave ose furça.
• Kontrolloni nëse mikrofiltri me larje është futur si duhet.
• Nëse fshesa me korrent nuk është përdorur për një kohë të gjatë,
karikoni baterinë.
• Nëse bateria merr fund, duhet ta ndërroni.
Forca thithëse
zvogëlohet befas dhe
fshesa me korrent
bën zhurmë dridhjeje.
• Kontrolloni nëse një furçë, koshi i pluhurave apo tubi është bllokuar me
materiale të huaja dhe hiqini.
• Kontrolloni nëse tubi apo koshi i pluhurave është përplot me pluhura.
Nëse po, boshatiseni koshin.
• Kontrolloni nëse filtri është i ndotur. Nëse po, pastrojeni filtrin.
Fshesa me korrent
nuk mund të
karikohet.
• Konfirmoni që tensioni i përçuar te suporti të përkojë me kërkesat e
suportit për mur.
• Kontrolloni nëse fshesa me korrent është ndezur dhe më pas kontrolloni
nëse llamba LED e treguesit të nivelit të baterisë është aktive.
• Kontrolloni ka materiale të huaja (pluhur) në terminalin e karikimit.
Hiqni të gjitha materialet e huaja me një shtupë pambuku ose leckë të
butë.
Nuk punon furça
rrotulluese (cilindri)
brenda furçës.
• Kur ndizet ekrani i ngecjes së furçës rrotulluese, fikeni fshesën me
korrent dhe kontrolloni nëse furça është e bllokuar me sende të huaja.
Në rast të tillë, hiqeni sendin e huaj dhe rindizeni fshesën me korrent.
• Kontrolloni nëse fshesa me korrent është ndezur dhe më pas fikeni dhe
ndizeni sërish.
– Për furçën me mekanizëm të butë dhe furçën e njomë, nëse
funksionon pajisja për parandalimin e mbinxehjes në motorin e
furçës, mund të duhen rreth 30 minuta për të ftohur motorin.
Nga filtri apo nga
dalja e ajrit të fshesës
me korrent ka erë të
rëndë.
• Boshatisni koshin e pluhurave dhe pastroni shpesh filtrat.
– Për arsye se fshesa juaj me korrent është produkt i ri, ajo mund të
ketë një erë të lehtë për 3 muajt e parë pas blerjes.
– Nëse e përdorni shpesh fshesën me korrent, pluhuri i akumuluar në
koshin e pluhurave apo pluhuri në filtër mund të lëshojnë një erë.
• Filtrat e zëvendësimit ofrohen nga agjenti vendor i shërbimit i
"Samsung".
Pastrimi ka mbaruar
por nga furça dalin
grimca të vogla
pluhurash.
• Pas pastrimit, vëreni fshesën me korrent në punë për 10 a më shumë
sekonda për të thithur grimcat e mbetura të pluhurave.
Shqip 13
VS7000_13ge_00837D-02_GE.indb 13
2020-09-10 오후 11:34:33