Informacione për sigurinë
PËRGATITJA
• Para se ta vini pajisjen në punë,
lexojeni tërësisht këtë manual dhe
ruajeni për referencë.
• Duke qenë se udhëzimet e
mëposhtme të përdorimit
mbulojnë modele të ndryshme,
karakteristikat e fshesës suaj me
korrent mund të ndryshojnë disi
nga ato që përshkruhen në këtë
manual.
Simbolet e përdorura të kujdesit/
paralajmërimit
PARALAJMËRIM
Tregon se ka rrezik vdekjeje ose
lëndimi të rëndë.
KUJDES
Tregon se ka rrezik lëndimi personal
ose dëmtimi material.
Simbolet e tjera të përdorura
SHËNIM
Tregon se teksti në vijim përmban
informacion të rëndësishëm shtesë.
• Për informacion rreth zotimeve
mjedisore të "Samsung" dhe
detyrimeve rregullatore specifike
për produktin, p.sh. REACH (WEEE,
bateritë), vizitoni: samsung.com/uk/
aboutsamsung/samsungelectronics/
corporatecitizenship/data_corner.
html
Mospërmbushja e këtyre kërkesave
mund të dëmtojë pjesët e brendshme
të fshesës me korrent dhe ta bëjë
garancinë të pavlefshme.
Të përgjithshme
• Lexojini me kujdes të gjitha
udhëzimet. Përpara se ta ndizni
fshesën me korrent, sigurohuni
që ushqimi elektrik të jetë i njëjtë
me atë që përcaktohet në etiketën
teknike pranë fshesës portative
me korrent (ana e kontaktit të
baterisë).
• PARALAJMËRIM: Mos e përdorni
fshesën me korrent mbi qilima ose
dysheme të lagura.
• Nevojitet mbikëqyrje e plotë kur
pajisja përdoret nga fëmijët ose
pranë tyre. Mos lejoni që fshesa
me korrent të përdoret si lodër.
Mos lejoni në asnjë çast që fshesa
me korrent të funksionojë e
pakomanduar. Përdoreni fshesën
me korrent vetëm për qëllimin
e synuar të përshkruar në këto
udhëzime.
• Mos e përdorni fshesën me korrent
pa koshin e pluhurave.
• Për të ruajtur efikasitetin maksimal,
boshatiseni koshin e pluhurave
para se të mbushet plotësisht.
Shqip
2
VS7000_13ge_00837D-02_GE.indb 2
2020-09-10 오후 11:34:12