3
Shtypni butonin e aktivizimit për fuqinë minimale të shpërthimit të
ajrit dhe mikropiklave të shpëlarësit të gojës ose ujit mes
dhëmbëve. Përndryshe, mbani shtypur butonin e aktivizimit për
ndërrimin e fuqive pa ndërprerje të shpëlarësit të gojës ose ujit me
përafërsisht çdo 1 sekondë (zgjidhni modelet). (Fig. 12)
4
Rrëshqisni majën drejtuese përgjatë vijës së mishit të dhëmbëve
derisa të ndjeni se është vendosur mes dy dhëmbëve vijues.
5
Vazhdoni me këtë procedurë për të gjitha hapësirat duke përfshirë
edhe pjesën e pasme të dhëmbëve. (Fig. 13)
6
Për ta fikur "AirFloss", shtypni sërish butonin e ndezjes/fikjes.
Funksioni i fikjes automatike
Nëse nuk përdoret për 4 minuta, funksioni i fikjes automatike e fik
automatikisht "AirFloss".
Pastrimi
Nëse "AirFloss" bllokohet ose, për pastrimin e pjesës së brendshme të
"AirFloss", mbushni rezervuarin me ujë të ngrohtë dhe shtypni butonin
e aktivizimit derisa rezervuari të jetë boshatisur.
Mos pastroni grykëzën, dorezën apo ngarkuesin në enëlarëse.
Mos përdorni agjentë pastrues për të pastruar pajisjen. Përbërja ose
fuqia e disa agjentëve mund të dëmtojë pajisjen.
Doreza dhe grykëza
1
Hiqni grykëzën e "AirFloss" nga doreza. Shpëlani grykëzën pas çdo
përdorimi për të hequr mbetjet brenda saj. (Fig. 14)
2
Hapni rezervuarin dhe shpëlajeni nën rubinet për të hequr mbetjet.
(Fig. 15)
Këshillë: Gjithashtu, për të fshirë rezervuarin dhe për të hequr
mbetjet, mund të përdorni tampon pambuku.
Shënim: Mos e zhysni dorezën në ujë.
Shënim: Mospastrimi i mbetjeve nga grykëza ose rezervuari mund
të shkaktojë gjendje johigjienike.
3
Fshijeni të gjithë sipërfaqen e dorezës me leckë të njomë. (Fig. 16)
96
Shqip
Содержание HX8274
Страница 1: ...Philips Sonicare AirFloss ...
Страница 2: ......
Страница 3: ...2 3 4 5 6 8 9 1 7 1 ...
Страница 4: ......
Страница 81: ... Normalnego zużycia w tym odprysków zarysowań otarć odbarwień ani wyblakłych kolorów 81 Polski ...
Страница 153: ...2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 ...
Страница 154: ...26 27 ...
Страница 155: ......