![Philips AVENT SCF330 Скачать руководство пользователя страница 61](http://html1.mh-extra.com/html/philips-avent/scf330/scf330_manual_1550400061.webp)
Veprime të lejuara
-
Kontrolloni gjithnjë temperaturën e qumështit përpara se t'ia ushqeni atë foshnjës.
-
Gjithmonë hidheni qumështin e gjirit që ka mbetur në përfundim të vaktit të ushqyerjes.
Veprime të ndaluara
-
Kurrë mos e ngrohni qumështin në mikrovalë, sepse kjo mund të shkaktojë ngrohje jo uniforme
dhe krijim të pikave të nxehta brenda qumështit. Ajo gjithashtu shkatërron lëndët ushqyese
të qumështit.
-
Asnjëherë mos e zhytni një gotë ruajtjeje të ngrirë brenda në ujë që vlon, sepse gota mund
të thyhet.
-
Asnjëherë mos e mbushni një gotë ruajtjeje me ujë që vlon. Lëreni ujin të ftohet për 20 minuta
përpara se ta hidhni atë në gotën e ruajtjes.
Pastrimi dhe dezinfektimi
Kujdes: Lani mirë duart përpara se të prekni objektet e dezinfektuara dhe sigurohuni që
sipërfaqet mbi të cilat vendosni objektet e dezinfektuara janë të pastra.
Pastroni dhe dezinfektoni të gjitha pjesët e pompës së gjirit përpara përdorimit të parë. Pastroni
të gjitha pjesët pas çdo përdorimi dhe dezinfektoni të gjitha pjesët përpara çdo përdorimi të
mëpasshëm.
1
Çmontoni plotësisht pompën e gjirit. Hiqni gjithashtu valvulën e bardhë.
Kujdes: Bëni kujdes kur hiqni valvulën e bardhë dhe kur e pastroni atë. Nëse ajo dëmtohet
pompa e gjirit nuk do të funksionojë siç duhet. Për të hequr valvulën e bardhë, tërhiqeni lehtë
në pjesën e dhëmbëzuar anash valvulës.
2
Lani të gjitha pjesët në ujë të ngrohtë me pak detergjent enësh lëng dhe më pas shpëlajini mirë
ato. Pjesët mund t'i pastroni edhe në enëlarëse (vetëm në raftin e sipërm). Mos vendosni objekte
të tjera sipër tyre.
Shënim: Për të pastruar valvulën, fërkojeni atë lehtë me gishtat tuaj brenda në ujë të ngrohtë me
pak detergjent enësh lëng. Mos futni objekte brenda në valvul, sepse mund ta dëmtoni.
3
Dezinfektoni të gjitha pjesët në një sterilizues me avull Philips Avent ose vlojini në ujë për 5 minuta.
Për vlimin, mbushni një tenxhere mjaftueshëm me ujë për t'i mbuluar të gjitha pjesët. Vendoseni
ujin të vlojë. Futini pjesët brenda në tenxhere dhe lërini të ziejnë për 5 minuta. Gjatë dezinfektimit
me ujë të vluar, evitoni kontaktin e shishes ose të pjesëve të tjera me anët e tenxheres. Ky kontakt
mund të shkaktojë deformim të pakthyeshëm të produktit ose dëmtim që nuk është përgjegjësi e
Philips. Lëreni ujin të ftohet dhe nxirrni me kujdes pjesët nga uji. Vendosini pjesët mbi një pecetë
letre të pastër ose një raft kullimi të pastër dhe lërini të thahet me ajër. Mos përdorni peceta lecke
për të tharë pjesët, sepse ato mund të kenë mikrobe dhe baktere që janë të dëmshme
për foshnjën tuaj.
Shënim: Mos përdorni solucione antibakteriale ose produkte pastrimi gërryese.
Shënim: Përqendrimi i tepruar i detergjenteve ndoshta mund të shkaktojë plasaritjen e pjesëve
plastike. Nëse ndodh diçka e tillë, zëvendësojini menjëherë.
Shënim: Ngjyruesit e ushqimeve mund t'i çngjyrosin pjesët.
Shënim: Gotat e ruajtjes dhe shishet Philips Avent janë të përshtatshme për të gjitha mënyrat
e dezinfektimit.
Shqip
61
Содержание SCF330
Страница 1: ...SCF330 ...
Страница 2: ......
Страница 3: ...2 1 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 SCF330 13 SCF330 50 1 ...
Страница 4: ......
Страница 120: ......
Страница 121: ......
Страница 122: ...7 11 9 25 19 5 13 6 10 8 12 2 3 4 5 14 15 16 17 ...
Страница 123: ......