![Philips AVENT SCF330 Скачать руководство пользователя страница 58](http://html1.mh-extra.com/html/philips-avent/scf330/scf330_manual_1550400058.webp)
5
Vendosni mbështetësen për masazhi në seksionin në formë hinke të trupit të pompës (Fig. 7).
Shtyni brenda pjesën e brendshme të mbështetës për masazhim deri në fund dhe sigurohuni
që ajo është e puthitur shumë mirë përreth buzës së trupit të pompës (Fig. 8). Shtypni midis
petaleve për të nxjerrë jashtë ajrin (Fig. 9) e mundshëm të mbetur brenda.
Shënim: Vendosni kapakun mbi mbështetësen për masazhim për ta mbajtur të pastër pompën
e gjirit teksa përgatiteni për shtrydhjen e qumështit.
Paralajmërim: Gjithmonë përdoreni pompën e gjirit me mbështetësen për masazhim.
Përdorimi i pompës së gjirit
Kur duhet shtrydhur qumështi
Nëse ushqyerja me gji shkon mirë, këshillohet që përpara se të filloni shtrydhjen e qumështit nga
gjiri të pritni derisa qumështi të ketë ardhur mirë (përveç rasteve kur këshillohet ndryshe nga
mjeku/konsulenti i ushqyerjes me gji) dhe të jenë vendosur disa orare për ushqyerjen me gji
(zakonisht 2 deri në 4 javë pas lindjes).
Përjashtime:
-
Nëse ushqyerja me gji nuk shkon mirë menjëherë, shtrydhja e qumështit rregullisht mund t'ju
ndihmojë në ardhjen e qumështit dhe vazhdimin e tij.
-
Nëse e shtrydhni qumështin për të ushqyer foshnjën tuaj në spital.
-
Nëse gjinjtë tuaj janë fryrë (me dhimbje ose të ënjtur), ju mund të shtrydhni një sasi të vogël
qumështi përpara ose midis vakteve të ushqyerjes për të lehtësuar dhimbjen dhe për të
ndihmuar foshnjën të kapë më lehtë gjoksin.
-
Nëse thithat tuaja janë të ënjtura ose të çara, mund të dëshironi të shtrydhni qumështin derisa
ato të shërohen.
-
Nëse jeni shkëputur nga fëmija dhe dëshironi të vazhdoni që ta ushqeni me qumësht gjiri kur
të bashkoheni përsëri, ju duhet ta shtrydhni qumështin rregullisht për të simuluar ardhjen e
qumështit.
Ju duhet të gjeni kohët optimale të ditës për të shtrydhur qumështin, për shembull pak më përpara
ose pas ushqyerjes së parë të foshnjës në mëngjes kur gjinjtë janë plot me qumësht, ose pas
ushqimit të foshnjës nëse ai nuk i zbrazur të dy gjinjtë. Nëse jeni kthyer në punë pas lindjes, duhet
që ta shtrydhni qumështin gjatë një pushimi. Përdorimi i pompës së gjirit kërkon praktikë dhe mund
të nevojiten disa prova derisa t'ia dilni mbanë. Fatmirësisht, pompa manuale e gjirit Philips Avent
është e lehtë për t'u montuar dhe përdorur, kështu që do të mësoheni shpejt për ta shtrydhur
qumështin me të.
Këshilla
-
Familjarizohuni me pompën e gjirit dhe mënyrën e përdorimit të saj përpara se ta përdorni për
herë të parë.
-
Zgjidhni një moment kur jeni të qeta dhe nuk do ta ndërpritni procesin.
-
Një foto e foshnjës mund të ndihmojë në nxitjen e refleksit të "lëshimit" të qumështit.
-
Edhe ngrohtësia mund të ndihmojë gjithashtu: provoni ta shtrydhni qumështin pas një dushi
ose vendosni një rrobë të ngrohtë ose shtroje ngrohëse Philips Avent mbi gjoks për disa minuta
përpara se të filloni shtrydhjen e qumështit.
-
Mund t'ju duket më e lehtë ta shtrydhni qumështin ndërkohë që foshnja ushqehet nga gjiri tjetër
ose menjëherë pas ushqyerjes.
-
Nëse shtrydhja e qumështit bëhet e dhimbshme, ndaloni dhe këshillohuni me konsulentin e
ushqyerjes me gji ose me mjekun.
Shqip
58
Содержание SCF330
Страница 1: ...SCF330 ...
Страница 2: ......
Страница 3: ...2 1 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 SCF330 13 SCF330 50 1 ...
Страница 4: ......
Страница 120: ......
Страница 121: ......
Страница 122: ...7 11 9 25 19 5 13 6 10 8 12 2 3 4 5 14 15 16 17 ...
Страница 123: ......