Pas përdorimit
Ruajtja e qumështit të gjirit
Paralajmërim: Vendosni në ruajtje vetëm qumësht gjiri të mbledhur me pompën e
pastër dhe të dezinfektuar.
Qumështi i gjirit mund të ruhet në frigorifer (jo te dera) për deri në 48 orë. Qumështi i shtrydhur
duhet futur menjëherë në frigorifer. Nëse e mbani qumështin në frigorifer për ta mbledhur gjatë ditës,
shtoni vetëm qumësht të mbledhur në një shishe ose enë qumështi gjiri të pastër dhe të dezinfektuar.
Qumështi i gjirit mund të ruhet në ngrirje për deri në tre muaj kur ai mbahet në shishe të dezinfektuara
të pajisura me rreth mbërthyes të filetuar të dezinfektuar dhe guarnicion izolues ose në gota për ruajtje
të dezinfektuara me kapak të dezinfektuar. Etiketoni qartë shishen ose gotën e ruajtjes me datën dhe
kohën e shtrydhjes dhe përdorni në fillim qumështin e gjirit të mbledhur më parë.
Nëse parashikoni ta ushqeni foshnjën me qumësht gjiri të shtrydhur brenda 48 orëve, qumështin
mund ta ruani në frigorifer te pjesa freskuese, në shishe ose gotë ruajtjeje të montuar Philips Avent.
Lironi shishen ose gotën e ruajtjes dhe hiqeni atë nga trupi i pompës.
1
Vendosni një guarnicion izolues të dezinfektuar brenda rrethit mbërthyes të dezinfektuar dhe më
pas mbërthejeni atë në shishe (Fig. 15). Izoloni biberonin me kapakun.
2
Vendosni një biberon të dezinfektuar dhe rrethin mbërthyes të filetuar mbi shishe (Fig. 16) ose
mbi gotën e ruajtjes, sipas instruksioneve të veçanta të ofruara me shishen ose me gotën e
ruajtjes dhe mbylleni biberonin me kapak.
3
Në rast se me pompën manuale të gjirit ofrohet një gotë ruajtjeje, mbërtheni kapakun mbi gotën
e ruajtjes. Sigurohuni ta mbyllni mirë atë për të shmangur rrjedhjen (Fig. 17).
Veprime të lejuara
-
Gjithmonë vendoseni menjëherë në freski ose në ngrirje qumështin e shtrydhur.
-
Vendoseni në ruajtje qumështin e mbledhur me pompën e pastër dhe të dezinfektuar vetëm në
shishe të dezinfektuara.
Veprime të ndaluara
-
Asnjëherë mos ngrini përsëri qumështin e gjirit që ka shkrirë.
-
Asnjëherë mos i shtoni qumësht të freskët gjiri një qumështi të ngrirë më parë.
Ushqyerja e foshnjës me qumësht gjiri të shtrydhur
Ju mund ta ushqeni foshnjën tuaj me qumështin e gjirit nga shishet dhe gotat e ruajtjes Philips
Avent:
1
Nëse përdorni qumësht gjiri të ngrirë, lëreni atë të shkrijë plotësisht përpara se ta ngrohni.
Shënim: Në rast emergjence qumështin mund ta shkrini në një tas me ujë të nxehtë.
2
Ngrohni shishen ose gotën e ruajtjes me qumësht gjiri të shkrirë ose të ftohtë, në një tas me ujë të
nxehtë ose në një ngrohëse për shishe.
3
Hiqni rrethin mbërthyes të filetuar dhe guarnicionin izolues nga shishja ose hiqni kapakun nga
gota e ruajtjes.
4
Nëse përdorni një gotë për ruajtje, mbërtheni në fillim rrethin përshtatës në gotën e ruajtjes.
5
Mbërtheni në shishe një rreth mbërthyes të dezinfektuar bashkë me biberonin të dezinfektuar
ose në gotën e ruajtjes së bashku me rrethin përshtatës.
Shqip
60
Содержание SCF330
Страница 1: ...SCF330 ...
Страница 2: ......
Страница 3: ...2 1 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 SCF330 13 SCF330 50 1 ...
Страница 4: ......
Страница 120: ......
Страница 121: ......
Страница 122: ...7 11 9 25 19 5 13 6 10 8 12 2 3 4 5 14 15 16 17 ...
Страница 123: ......