146 SHQIP
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që pajisja
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo t’i kontrolloni
funksionet e pajisjes.
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë pajisjen përpara
se të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort pajisjen dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e pajisjes dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t’ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktojë dëmtim të pajisjes dhe të kutisë së baterisë,
si dhe lëndim të personit.
KUJDES:
Tregoni kujdes të mos ngecni
gishtin(at) mes pajisjes dhe kutisë së baterisë kur
ngarkoni kutinë e baterisë si edhe mes pajisjes
dhe kapakut të baterisë kur mbyllni kapakun e
baterisë.
Për të instaluar kutinë e baterisë, lironi kyçjen e kapakut
dhe hapni kapakun e baterisë.
►
Fig.2:
1.
Kyçja e kapakut
2.
Kapaku i baterisë
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërendisni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa të
kërcasë dhe të bllokohet në vend.
Më pas mbylleni kapakun e baterisë.
►
Fig.3:
1.
Butoni
2.
Kutia e baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga
pajisja ndërsa rrëshqitni butonin në pjesën e përparme
të kutisë së baterisë.
KUJDES:
Gjithmonë instalojeni plotësisht
kutinë e baterisë.
Në të kundërt, ajo mund të bjerë
aksidentalisht nga pajisja duke ju lënduar juve ose
personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë.
Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
SHËNIM:
Mund të instalohen deri në 4 kuti baterish,
megjithëse pajisja përdor vetëm një kuti baterie për të
funksionuar.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
►
Fig.4:
1.
Llambat treguese
2.
Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Kapaciteti i
mbetur
Ndezur
Fikur
Duke pulsuar
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.
SHËNIM:
Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
SHËNIM:
Llamba e parë e treguesit (në fund majtas)
do të pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është
në punë.
Treguesi i baterisë
Këta tregues tregojnë baterinë në përdorim ose
kapacitetin e mbetur të baterisë.
Treguesit i korrespondojnë secilës bateri siç tregohet
në figurë.
►
Fig.5:
1.
Treguesi i baterisë
Tregimi i baterisë në përdorim
Kur ndizni pajisjen, treguesit e baterive të instaluara
ndizen.
Disa sekonda më vonë, treguesi i baterisë në përdorim
do të ndizet.
Ngjyra e treguesit
Kapaciteti i baterisë
E gjelbër
Ka kapacitet të mbetur në
bateri.
E kuqe
Nuk ka kapacitet në bateri.
(I ka mbaruar bateria)
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterisë
Kur bateria në përdorim mbaron, pajisja kalon
automatikisht në një bateri tjetër.
Kur ndërroni baterinë, të gjithë treguesit e baterive të
instaluara do të ndizen.
Ngjyra e treguesit
Kapaciteti i baterisë
E gjelbër
Ka kapacitet të mbetur në
bateri.
E kuqe
Nuk ka kapacitet në bateri.
(I ka mbaruar bateria)
Kur të mbarojnë të gjitha bateritë, treguesi i të fundit do
të pulsojë në të kuqe.