82
PASTRIMI I FILTRIT TË KARBURANTIT
PARALAJMËRIM: LËNDËT E DJEGSHME NDALOHEN
RREPTËSISHT
Intervali i pastrimit dhe inspektimit: Mujor (çdo 50 orë pune)
Koka thithëse në depozitën e karburantit
Kontrolloni filtrin e karburantit (1) në mënyrë periodike. Për të kontrolluar filtrin e
karburantit, ndiqni hapat më poshtë:
1. Hiqeni kapakun e depozitës së karburantit, kullojeni karburantin për të
boshatisur depozitën. Kontrollojeni brendinë e depozitës për materiale të
huaja. Nëse ka, hiqini.
2. Tërhiqeni kokën thithëse duke përdorur një tel në formë grepi nga pjesa e
hapur e depozitës.
3. Nëse filtri i karburantit është bllokuar paksa, pastrojeni. Për ta pastruar,
shkundeni lehtësisht dhe njomeni me karburant. Për të shmangur dëmtimin,
mos e shtrydhni ose fërkoni. Karburanti i përdorur për pastrim duhet të flaket
në pajtim me metodat e specifikuara nga rregulloret në shtetin tuaj.
Nëse filtri i karburantit është ngurtësuar ose bllokuar së tepërmi, ndërrojeni.
4. Pasi ta keni kontrolluar, pastruar apo ndërruar, futeni filtrin e karburantit në
tubin e karburantit (3) dhe shtrëngojeni me kapësen e tubit (2). Shtyni filtrin e
karburantit deri në fund të depozitës së karburantit.
Filtri i bllokuar ose i dëmtuar i karburantit mund të shkaktojë pamjaftueshmëri
ushqimi me karburant dhe ulje të fuqisë motorike. Ndërrojeni filtrin e karburantit
të paktën njëherë në tremujor për të siguruar një furnizim të mjaftueshëm të
karburatorit.
(1)
NDËRRIMI I TUBIT TË KARBURANTIT
KUJDES: LËNDËT E DJEGSHME NDALOHEN
RREPTËSISHT
Intervali i pastrimit dhe inspektimit: Çdo ditë (çdo 10 orë pune)
Ndërrimi: Vjetor (çdo 200 orë pune)
Ndërrojeni tubin e karburantit (1) çdo vit, pavarësisht shpeshtësisë së përdorimit.
Rrjedhja e karburantit mund të shkaktojë zjarr.
Nëse gjatë inspektimit dallohet ndonjë rrjedhje, ndërrojeni menjëherë tubin e
karburantit.
INSPEKTIMI I BULONAVE, DADOVE DHE VIDAVE
●
Rishtrëngoni bulonat e lira, dadot, etj.
●
Kontrolloni tapën e karburantit dhe tapën e vajit që të jenë të shtrënguara.
Kontrolloni për rrjedhje karburanti dhe vaji.
●
Ndërroni pjesët e dëmtuara me të reja për përdorim të sigurt.
PASTRIMI I PJESËVE
●
Mbajeni motorin gjithnjë të pastër duke e pastruar me një leckë.
●
Mbajini fletët e cilindrit të pastra nga pluhuri dhe papastërtitë. Pluhuri ose
papastërtitë që hyjnë në fletë shkaktojnë bllokim të pistonit.
(1)
ZËVENDËSIMI I PERMISTOPIT DHE GUARNICIONIT
Zëvendësoni permistopat dhe mbushjet nëse motori është i çmontuar.
Çdo mirëmbajtje ose punë rregullimi që nuk përfshihet dhe përshkruhet në këtë manual duhet të kryhet vetëm nga agjentë të autorizuar shërbimi.
(1)
(2)
(3)
Содержание EM4350RH
Страница 282: ...282 ...
Страница 283: ...283 ...
Страница 284: ...885379C969 IDE Makita Jan Baptist Vinkstraat 2 3070 Belgium Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com ...