60
Ndizeni prerësin e shkurreve vetëm sipas udhëzimeve.
●
Mos përdorni metoda të tjera për të ndezur motorin!
●
Përdorni prerësin e shkurreve dhe veglat vetëm për përdorime sipas
udhëzimeve.
●
Ndizeni motorin vetëm pasi të jetë montuar i tëri. Vënia në punë e pajisjes
lejohet vetëm pasi të jenë montuar të gjithë aksesorët e përshtatshëm!
●
Përpara se të nisni punën, sigurohuni që vegla prerëse të mos jetë në kontakt
me objekte të forta si degë, gurë etj. përndryshe vegla prerëse do të rrotullohet
kur ta ndizni.
●
Në rast të ndonjë problemi me motorin, fikeni atë menjëherë.
●
Nëse vegla prerëse godet gurë ose objekte të tjera të forta, fikeni menjëherë
motorin dhe kontrolloni veglën prerëse.
●
Kontrollojeni veglën prerëse në intervale të shkurtra dhe të rregullta për ndonjë
dëmtim (zbulimi i krisjeve të vogla me anë të testit të goditjes-zhurmës).
●
Nëse pajisja përplaset ose bie, kontrolloni gjendjen e saj para se të vazhdoni
punën. Kontrolloni sistemin e karburantit për rrjedhje dhe pajisjet e kontrollit
e të sigurisë për keqfunksionim. Nëse ka dëmtime ose dyshoni për dëmtime,
dërgojeni për inspektim dhe riparim në qendrën e autorizuar të shërbimit.
●
Përdoreni pajisjen vetëm me rripin , i cili duhet të rregullohet mirë përpara se të
vini në punë prerësin e shkurreve. Është e rëndësishme që ta rregulloni rripin
sipas përmasave të përdoruesit për të parandaluar lodhjen gjatë përdorimit.
Mos e mbani kurrë prerësin vetëm me një dorë gjatë përdorimit.
●
Mbajeni prerësin e shkurreve gjithmonë me të dyja duart gjatë punës.
Sigurohuni gjithmonë që keni mbështetje të sigurt të këmbëve.
●
Përdoreni pajisjen në mënyrë të atillë që të shmangni thithjen e gazeve të
shkarkuara. Mos e ndizni asnjëherë motorin në ambiente të mbyllura (rrezik
helmimi nga gazi). Monoksidi i karbonit është gaz pa aromë.
●
Fikeni motorin kur pushoni dhe kur e lini pajisjen pa mbikëqyrje dhe vendoseni
atë në një vend të sigurt për të parandaluar rrezikun për të tjerët ose dëmtimin
e saj.
●
Asnjëherë mos e vendosni prerësin e shkurreve mbi bar të thatë ose materiale
të djegshme kur është i nxehtë.
●
Gjithmonë instaloni mbrojtësen e miratuar për veglën prerëse në pajisje para
ndezjes së motorit.
Në të kundët kontakti me veglën prerëse mund të shkaktojë lëndim.
●
Gjatë përdorimit duhet të përdoren të gjitha masat mbrojtëse të makinerisë.
●
Asnjëherë mos e vini motorin në punë kur zhurmëmbytësi i marmitës është
me defekt.
●
Fikeni motorin gjatë transportit.
●
Kur e transportoni pajisjen, vendosni gjithmonë kapakun e diskut metalik.
●
Sigurojeni pajisjen në pozicion të sigurt gjatë transportimit me makinë për të
shmangur rrjedhjen e karburantit.
●
Gjatë transportimit, sigurohuni që depozita e karburantit të jetë tërësisht bosh.
●
Gjatë shkarkimit të pajisjes nga kamioni, mos e lëshoni asnjëherë motorin në
tokë sepse kjo mund të dëmtojë rëndë depozitën e karburantit.
●
Me përjashtim të rasteve të emergjencës, mos e lëshoni ose hidhni kurrë
pajisjen në tokë sepse kjo mund ta dëmtojë rëndë pajisjen.
Furnizimi me karburant
●
Gjatë furnizimit me karburant, fikni motorin, mbajeni veglën larg zjarrit të hapur
dhe mos pini duhan.
●
Shmangni kontaktin e lëkurës me produktet e vajit mineral. Mos thithni avujt e
karburantit. Mbani gjithmonë doreza mbrojtëse gjatë furnizimit me karburant.
Ndërrojini dhe pastrojini rrobat mbrojtëse në intervale të rregullta.
●
Bëni kujdes që të mos derdhni as karburant dhe as vaj për të parandaluar
ndotjen e dheut (mbrojtja e mjedisit). Pastrojeni menjëherë prerësin e
shkurreve pas derdhjes së karburantit.
●
Shmangni kontaktin e karburantit me rrobat. Ndërrojini rrobat menjëherë nëse
mbi to është derdhur karburant (për të parandaluar që rrobat të marrin flakë).
●
Kontrolloni kapakun e karburantit në intervale të rregullta për t'u siguruar që ai
të jetë mbërthyer mirë dhe që nuk pikon.
●
Shtrëngojeni me kujdes kapakun e depozitës së karburantit. Ndërroni vend për
të ndezur motorin (të paktën 3 metra larg vendit të furnizimit me karburant).
●
Asnjëherë mos bëni furnizimin me karburant në dhoma të mbyllura. Avujt e
karburantit akumulohen në nivelin e terrenit (rrezik shpërthimi).
●
Karburantin transportojeni dhe ruajeni vetëm në enë të miratuara. Sigurohuni
që karburanti që ruani të mos arrihet nga fëmijët.
●
Gjithmonë bëni furnizimin me karburant mbi një sipërfaqe të sheshtë për të
shmangur derdhjen.
•
Lënia pushim
•
Transporti
•
Furnizimi me
karburant
•
Mirëmbajtja
•
Ndërrimi i veglës
3 metra
Содержание EM4350RH
Страница 282: ...282 ...
Страница 283: ...283 ...
Страница 284: ...885379C969 IDE Makita Jan Baptist Vinkstraat 2 3070 Belgium Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com ...