80
5) Vendosni motorin në nivel të drejtë dhe mbusheni gradualisht me vaj të ri deri
në shenjën e kufirit të sipërm.
6) Pasi ta keni mbushur, shtrëngoni mirë tapën e vajit, që të mos lirohet dhe të
ketë rrjedhje.
Nëse tapa e vajit nuk shtrëngohet mirë, mund të ketë rrjedhje.
PASTRIMI I PASTRUESIT TË AJRIT
PARALAJMËRIM: Fikni motorin, mbajeni veglën larg zjarrit
dhe mos pini duhan.
Intervali i pastrimit dhe kontrollit: Ditor (çdo 10 orë pune)
●
Ktheni levën e valvulës në anën plotësisht të mbyllur dhe mbajeni karburatorin
larg pluhurit dhe papastërtive.
Hiqni kapakun e pastruesit të ajrit
●
Lironi dy bulona fiksues (1).
●
Tërhiqni dhe hiqni kapakun e pastruesit të ajrit (2).
Pastrimi i elementit
●
Hiqni elementët (3, 4) dhe trokitini lehtë për të hequr pluhurin.
●
Në rast ndotjeje të rëndë:
1) Hiqni elementin (prej sfungjeri) (3), zhyteni në ujë të ngrohtë ose në ujë me
detergjent neutral dhe thajeni plotësisht. Mos e shtrydhni ose fërkoni gjatë
larjes.
2) Pastroni elementin (prej letre) (4) duke e trokitur lehtë. Nëse mundeni,
përdorni një mjet me ajër të kompresuar dhe fryni me të brenda elementit
(prej letre). Mos e lani elementin (prej letre).
●
Para se të lidhni elementin (prej sfungjeri), sigurohuni që ta keni tharë tërësisht.
Tharja jo e plotë e elementit (prej sfungjeri) mund të vështirësojë ndezjen.
●
Pastroni vajin që ngjitet rreth kapakut të pastruesit të ajrit dhe pllakës ndarëse
(5) me leckën e pastrimit.
Lidhja e kapakut të pastruesit të ajrit
●
Vendosni elementin (prej sfungjeri) dhe elementin (prej letre). Fusni elementin
(prej sfungjeri) plotësisht në kapakun e pastruesit të ajrit.
●
Shtrëngojeni kapakun e pastruesit të ajrit me dy bulona fiksues.
NJOFTIM:
●
Pastroni elementet disa herë në ditë, nëse ngjiten sasi të tepruara të pluhurit.
Elementet e bërë pis ulin fuqinë e motorit dhe vështirësojnë ndezjen e tij.
●
Pastroni vajin nga elementet. Nëse vazhdon përdorimi me elementin e pa
pastruar nga vaji, vaji në pastruesin e ajrit mund të bjerë jashtë, duke rezultuar
në ndotje të mjedisit.
●
Mos i vendosni elementet në tokë ose në vend të ndotur. Përndryshe ato do të
marrin papastërti dhe motori mund të dëmtohet.
●
Mos përdorni kurrë karburant për të pastruar elementet. Karburanti mund t'i
dëmtojë.
PIKËT PËR VAJIN
●
Kurrë mos e hidhni vajin e ndërruar të motorit në mbeturina, tokë ose kanal të
ujërave të zeza. Hedhja e vajit është e rregulluar me ligj. Gjatë hedhjes, ndiqni
gjithmonë ligjet dhe rregulloret përkatëse. Për pika që mbeten të panjohura,
kontaktoni agjentin e shërbimit të autorizuar.
●
Vaji do të prishet edhe nëse mbahet i papërdorur. Bëni inspektime dhe ndërrime
në intervale të rregullta (ndërrojeni vajin çdo 6 muaj).
(1)
(2)
(3)
(4)
(5)
(2)
(3)
Содержание EM4350RH
Страница 282: ...282 ...
Страница 283: ...283 ...
Страница 284: ...885379C969 IDE Makita Jan Baptist Vinkstraat 2 3070 Belgium Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com ...