
6
SHQIP
Kur të lidhni pajisjet e jashtme, të tilla si konsolat e videolojërave,
sigurohuni që kabllot e lidhjes të jenë mjaftueshëm larg. Në të kundërt,
produkti mund të bjerë, gjë që mund t’ju shkaktojë lëndim ose mund të
dëmtojë produktin.
Mos e ndizni/fikni produktin duke vënë ose hequr spinën nga priza.
(Mos e përdorni prizën elektrik
e si çelës.) Kjo mund të shkaktojë defekt
mekanik ose mund të japë goditje elektrike.
Ju lutemi, ndiqni udhëzimet e mëposhtme për instalim për të
parandaluar mbinxehjen e produktit.
t
Distanca ndërmjet produktit dhe murit duhet të jetë më e madhe
se 10 cm.
t
Mos e instaloni produktin në një vend pa ventilim (p.sh., në një raft
librash ose në dollap).
t
Mos e instaloni produktin mbi tapet ose jastëk.
t
Sigurohuni që vrima e ventilimit të mos jetë e bllokuar nga një
mbulesë tavoline ose perde.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr.
Kujdesuni që të mos i prekni vrimat e ventilimit kur jeni duke parë TV
për një kohë të gjatë pasi ato mund të nxehen. Kjo gjë nuk ndikon te
funksionimi apo performanca e produktit.
Kontrolloni vazhdimisht kabllon e pajisjes suaj, dhe nëse pamja e saj
tregon dëmtim ose përkeqësim, shkëputeni atë, mos e përdorni më
pajisjen dhe ndërrojeni kabllon me një pjesë këmbimi të njëjtë nga një
riparues i autorizuar.
Parandaloni mbledhjen e pluhurit mbi kunjat e spinës ose mbi prizë.
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri.
Mbrojeni kordonin elektrik nga keqpërdorimi fizik ose mekanin, si
p.sh. nga përdredhja, përkulja, pickimi, mbyllja e derës mbi të ose nga
shkelja. Bëni kujdes të veçantë ndaj spinave, prizave në mur dhe pikës
nga ku kablloja del nga pajisja.
Mos e shtypni fort me dorën tuaj ose mos e gërvishtni ekranin me një
objekt të mprehtë, si p.sh. me thonj, laps ose stilolaps.
Shmangni prekjen e ekranit ose mbajtjen e gishtit (gishtave) mbi të
për periudha të gjata kohore. Kjo mund të prodhojë disa efekte të
përkohshme shtrembërimi në ekran.
Kur të pastroni produktin dhe komponentët e tij, fillimisht hiqeni nga
priza dhe pastrojeni me një leckë të butë. Ushtrimi i forcës së tepërt mbi
të mund të shkaktojë gërvishtje ose çngjyrim. Mos spërkatni ujë mbi
të dhe mos e pastroni me leckë të njomë. Mos përdorni kurrë pastrues
xhamash, shkëlqyes makine ose industrial, gërryes ose dyll, benzen,
alkool, etj. i cili mund të dëmtojë produktin dhe panelin e tij.
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike ose dëmtim
të produktit (deformim, gërryerje ose thyerje).
Për sa kohë që kjo njësi është lidhur te priza AC në mur, ajo nuk
shkëputet nga burimi i ushqimit AC madje edhe nëse e fikni këtë pajisje
me ÇELËS.