2
SHQIP
Udhëzimet mbi sigurinë
Ju lutemi, lexojini me kujdes masat paraprake për
sigurinë, para se të përdorni produktin.
PARALAJMËRIM
Mos e vendosni TV-në dhe telekomandën në mjediset si më poshtë:
t
Në një vend të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezeve të diellit
t
Në një vend me shumë lagështirë, si p.sh. në banjë
t
Pranë një burimi nxehtësie si p.sh. pranë sobave dhe pajisjeve të
tjera që prodhojnë nxehtësi
t
Pranë tryezave të kuzhinës ose lagështuesve ku mund të
ekspozohen lehtësisht ndaj avullit ose vajit
t
Në një ambient të ekspozuar ndaj shiut ose erës
t
Pranë enëve me ujë si p.sh. vazot
Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike,
keqfunksionim ose deformim të produktit.
Mos e vendosni produktin aty ku mund të ekspozohet ndaj pluhurit.
Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri.
Shkëputeni pajisjen nga priza. Spina duhet të mbetet e gatshme për
përdorim.
Mos e prekni spinën me duar të lagura. Gjithashtu, nëse kunjat e spinës
janë të lagura ose të mbuluara me pluhur, thajeni spinën plotësisht ose
largoni pluhurin. Ju mund të pësoni elektroshok për shkak të lagështisë
së tepërt.
Kujdesuni që ta lidhni kabllon e rrymës elektrike në korrent të tokëzuar.
(Përveç pajisjeve që nuk janë të tokëzuara.) Mund të pësoni elektroshok
ose të lëndoheni.
Fiksoni plotësisht kabllon elektrike. Nëse kablloja elektrike nuk është
fiksuar krejtësisht, mund të shpërthejë zjarr.
Sigurohuni që kordoni elektrik të mos bjerë në kontakt me objekte të
nxehta si p.sh. me një ngrohës. Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri ose
goditjeje elektrike.
Mos vendosni objekte të rënda ose dhe vetë produktin mbi kabllot
elektrike. Në të kundërt, kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditje
elektrike.
Përthyejeni kabllon e antenës ndërmjet pjesës së brendshme dhe të
jashtme të ndërtesës për të shmangur depërtimin e shiut. Kjo mund të
shkaktojë dëmtim nga uji brenda produktit dhe mund të japë goditje
elektrike.
Kur të montoni TV-në në mur, sigurohuni që të mos e instaloni TV-në
duke e varur kabllon elektrike dhe atë të sinjalit mbrapa TV-së. Kjo
mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike.