
5
SHQIP
KUJDES
Instalojeni produktin aty ku nuk ka valë radioje.
Duhet të ketë distancë të mjaftueshme ndërmjet antenës së jashtme
dhe linjave elektrike për të shmangur që e para të prekë të dytën edhe
në rast se antena do të bjerë. Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.
Mos e instaloni produktin në vende si p.sh. në rafte të paqëndrueshme
ose në sipërfaqe të pjerrëta. Gjithashtu, shmangni vendet ku ka dridhje
ose aty ku produkti nuk mund të mbështetet plotësisht.
Në të kundërt, produkti mund të bjerë ose të rrëshqasë, gjë që mund
t’ju shkaktojë lëndim ose mund të dëmtojë produktin.
Nëse e instaloni TV-në mbi një mbështetëse, duhet të merrni masa që të
shmangni përmbysjen e produktit. Në të kundërt, TV-ja mund të bjerë,
gjë që mund të shkaktojë lëndim.
Nëse keni ndërmend që ta montoni pajisjen në mur, lidhni ndërfaqen
e montimit në mur VESA (pjesët fakultative) në pjesën e pasme të
pajisjes. Kur e instaloni TV-në për montim në mur (pjesë fakultative),
bashkojeni me kujdes në mënyrë që të mos bjerë.
Përdorni vetëm pjesët shtesë / aksesorët që specifikohen nga prodhuesi.
Kur të instaloni antenën, konsultohuni me një punonjës shërbimi të
kualifikuar. Kjo mund të shkaktojë rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
Ne rekomandojmë që të mbani një distancë prej të paktën sa 2 ose
7-fishi i madhësisë së ekranit kur shikoni TV. Nëse shikoni TV për një
kohë të gjatë, kjo mund të shkaktojë turbullim në shikim.
Përdorni vetëm llojin e specifikuar të baterisë. Kjo mund të shkaktojë
dëmtim të telekomandës.
Mos i përzieni bateritë e reja me bateritë e vjetra. Kjo mund të
shkaktojnë mbinxehjen e baterive dhe rrjedhjen e tyre.
Bateritë nuk duhet të ekspozohen ndaj nxehtësisë së tepërt, p.sh.
mbajini larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit, vatrave të hapura të zjarrit
dhe ngrohësve elektrikë.
MOS i vendosni bateritë e paringarkueshme në pajisjen e ngarkimit.
Sigurohuni që të mos ketë objekte ndërmjet telekomandës dhe sensorit
të saj.
Sinjali nga telekomanda mund të ndërpritet nga drita e diellit ose nga
një dritë tjetër e fortë. Në këtë rast, errësojeni dhomën.