AL
115
EVITIMI I PAREGULLËSIVE PARA THIRRJES SË SHËRBIMIT TË AUTORIZUAR
Zhurma normale
Zhurmë kërcitëse (kërcitje akulli) mund të ketë:
• Gjatë shkrirjes automatike.
• Kur pajisja ftohet ose ngrohet (për shkak të ekspansionit të materialit të pajisjes).
Kërcitje të shkurtëra: Dëgjohen kur termostati ndez/fi kë kompresorin.
Zhurma e kompresorit (zhurmë normale e motorit): zhurma e kompresorit është
zhurmë normale. Kompresori mund të shkaktojë më shumë zhurmë për një kohë të
shkurtër kur aktivizohet.
Zhurmë gurgullimi dhe spërkatjesh: Kjo zhurmë shkaktohet nga kalimi i lëngut ftohës
në tubat e sistemit.
Zhurma e rrjedhës të ujit: kjo zhurmë shkaktohet nga rrjedhja normale e ujit që kalon
në kontenjerin e avullimit gjatë shkrirjes. Kjo zhurmë mund të dëgjohet gjatë shkrirjes.
Zhurmë e ajrit që fryn (zhurmë normale e ventilatorit): Kjo zhurmë mund të dëgjohet
në frigorifer me teknologji No-Frost gjatë funksionimit normal të sistemit për shkak
të qarkullimit të ajrit.
Nëse lagështia grumbullohet brenda frigoriferit, kontrolloni nëse:
• Të gjitha ushqimet janë të paketuara si duhet? Enët janë të thata para vendosjes në
frigorifer?
• Dyert e frigoriferit a hapen normalisht? Lagështia e dhomës a hyn në frigorifer kur
hapen dyert. Grumbullimi i lagështisë do të jetë më i shpejtë kur i hapni dyert e
frigoriferit më shpesh, veçanërisht nëse lagështia e dhomës është e lartë;
• Grumbullimi i pikave të ujit në pjesën e pasme pas shkrirjes automatike është normale
(te modelet statike);
Nëse dyert nuk hapen dhe mbyllen mirë , kontrolloni nëse:
• Paketimet e ushqimeve pengojnë mbylljen e dyerve?
• Ndarjet e derës , raftet dhe sirtarët a janë vendosur si duhet?
• Goma e derës a është e çarë ose e dëmtuar?
• Frigoriferi a është në sipërfaqe të niveluar?
Nëse anët e kabinës së të frigoriferit ku lidhen dyert janë të ngrohta:
Veçanërisht në verë (në mot të nxehtë), sipërfaqet e kontakteve të dyerve mund të
ngrohen gjatë punës së kompresorit, kjo është normale.
Nëse frigoriferi juaj nuk ftoh mjaftueshëm;
Frigoriferi juaj funksionon në intervale të temperaturës së ambientit të vendosura
sipas standarteve, sipas klasës së klimës, të vendosur në etiketën e informacionit.
Nuk ju rekomandojm përdorimin e frigoriferit tuaj jasht standardeve të përcaktuara
në udhëzim për përdorim.
Содержание RBE 27ETC61 FV
Страница 147: ...52276944 ...