![Eurolux EIH6 TC3B FV Скачать руководство пользователя страница 82](http://html.mh-extra.com/html/eurolux/eih6-tc3b-fv/eih6-tc3b-fv_installation-manual_2438779082.webp)
82
AL
• Nëse në bazën ose në veshjen
e enëve të gatimit janë përdorur
substanca me pikë shkrirjeje të ulët,
ato mund të dëmtojnë pllakën prej
qelqi-qeramike. Nëse mbi pllaken
e nxehtë prej qelqi-qeramike bien
sende plastike, letër alumini, sheqer
ose ushqime me sheqer, largojeni
atë nga sipërfaqja e nxehtë sa më
shpejt dhe në mënyrë sa më të sigurt.
Nëse këto substanca shkrihen, mund
të dëmtojnë pllaken prej qelqi. Kur
gatuani produkte me shumë sheqer si
reçel, nëse është e mundur, përdorni
paraprakisht një shtresë mbrojtëse të
përshtatshme.
• Pluhuri në sipërfaqe duhet të
pastrohet me leckë të njomë.
• Nëse ka ndryshim në ngjyrën e xhamit
qeramik kjo nuk ndikon në strukturën
ose rezistencën e qeramikës dhe nuk
është për shkak të ndonjë ndryshimi
në material.
Ndryshimet e ngjyrës në xhamin qeramik
mund të jenë për një numër arsyesh:
1.
Ushqimi i derdhur nuk është pastruar
nga sipërfaqja.
2.
Përdorimi i enëve të papërshtatshme
në pllakë do të dëmtojë sipërfaqen dhe
mund të shkaktojë plasaritje të qelqit.
3.
Përdorimi i materialeve të gabuara
për pastrim.
5.2 Mirëmbajtje
PARALAJMËRIM:
Mirëmbajtja e
kësaj pajisje duhet të bëhet nga një
person i autorizuar i shërbimit ose teknik
i kualifi kuar.
Kontrollet e tjera
• Nëse shfaqet ndonjë defekt gjatë
përdorimit të butonave të kontrollit
të pajisjes, kontaktoni një ofrues të
autorizuar të shërbimit.