AL
81
KUJDES:
Përdorni vetëm prerësin e
shpatullës për sipërfaqen qeramike,
shmangni trupin e shpatullës që të vijë
në kontakt me sipërfaqen, sepse mund
ta dëmtojë.
KUJDES:
Përdorni prerësin e shpatullës
vetëm nëse është në gjendje të
përsosur. Menjëherë ndryshoni prerësin
nëse është i dëmtuar.
KUJDES:
Pasi do të përfundoni me
shpatullën, mblidhni prerësin dhe mbyllni
(shih Fig. 2).
Përdorimi i shpatullës
Prerësi i fshehur
Prerësi i pambrojtur
Fig. 2
5. PASTRIMI DHE
MIRËMBAJTJA
5.1 Pastrimi
PARALAJMËRIM:
Fikeni pajisjen
dhe lëreni të ftohet para se ta
pastroni.
Udhëzime të përgjithshme
•
Kontrolloni nëse materialet e
pastrimit janë të përshtatshme dhe të
rekomanduara nga prodhuesi para se
t‘i përdorni në pajisje.
• Përdorni pastrues të lëngshëm që
nuk përmbajnë grimca.
Mos përdorni kremra (gërryes),
pluhur, tel të ashpër ose mjete të
forta pasi ato mund t‘i dëmtojnë
sipërfaqet e pllakës.
• Nëse derdhen lëngje, pastrojini
menjëherë për të shmangur dëmtimin
e pjesëve.
Mos përdorni pastrues me avull për
të pastruar ndonjë pjesë të pajisjes.
Pastrimi i xhamit qeramik
Xhami qeramik mund të mbajë enë të
rënda por mund të thyhet nëse goditet
me objekt të mprehtë.
PARALAJMËRIM:
Pllakat qera-
mike - nëse sipërfaqja plasaritet,
për të shmangur mundësinë e ndonjë
goditjeje elektrike, fi keni pajisjen dhe
kërkoni servis.
• Përdorni pastrues krem ose të
lëngshëm për të pastruar xhamin
qeramik, pastaj shpëlajeni dhe thajeni
mirë me leckë të thatë.
• Mos përdorni materiale pastrimi që
janë bërë për çelik pasi ato mund ta
dëmtojnë xhamin.