madhe të kripës në bukë pasi që kripa shkakton shtimin e tharmit. Nëse nuk doni
kripë, ajo mund të hiqet nga receta, por atëherë fermentimi i bukës do të jetë më i
madh se zakonisht.
Ve
Shtoni ve që të përmirësoni përmbajtjen fijore të bukës dhe të shtoni shije.
Gjalpë dhe vaj bimësh
Shtoni gjalpë që të bëni bukën më të butë dhe të zgjatni jetëgjatësinë e tij. Nëse
përdorni gjalpë, nxirreni nga frigoriferi dhe preheni në copa të vogla që të shkrihet më
lehtë (zakonisht përdoret gjalpë; nëse nuk keni gjalpë mund të përdorni vaj bimësh,
por do të ketë dallim të madh në shije dhe erë).
Sode buke
Sode buke është mjet për ngrehje të brumit, e zakonisht përdoret për përgatitje të
bukës së shpejtë dhe ëmbëlsirave. Përdorimi i shtojcave që të ngrehet brumi rezulton
me bukë të butë ose ëmbëlsirë.
Sode
Ndikon në mënyrë të njëjtë si dhe sodja e bukës kur i shtohet miellit; përdorimi i
shtojcave e bën bukën e butë kur ngrohet.
Ujë dhe përbërës tjerë të lëngët
Uji është përbërës i pashmangshëm i bukës i cili përdoret për përshpejtim të
fermentimit; temperatura e zakonshme e ujit verës është 20-25
Ԩ
, kurse dimrit 35-
40
Ԩ
, për programe të posaçme të shpejta të bukës nevojitet ujë i ngrohtë me
temperaturë 40-45
Ԩ
. Ujit mund t'i shtohet qumësht i freskët ose qumësht pluhur 2%
si alternativë. Me sasinë e ujit mund të ndikoni në përmirësim të shijes së bukës. Në
disa receta për bukë, brumit duhet t'i shtohet lëng, si lëng nga ananasi, nga molla,
portokalli, limoni etj., me qëllim që të përmirësohet shija e bukës.
Përkujtues miqësor: Me shtimit ose zvogëlimin e sasisë së ujit, ndikoni në cilësinë e
brumit. Kur brumi është i lagësht, fermentimi shtohet, por sidoqoftë rekomandohet
zvogëlim i sasisë së ujit. Kur brumi është shumë i thatë, kur ka miell të thatë, mund të
ndërrohet sasia e ujit. Shtypni brumin me duar, nëse ngjitet lehtë, keni brumë ideal.
Mielli duhet të mbyllet mirë pas përdorimit dhe të ruhet në vend të thatë dhe të ftohtë.
Përzierja dhe matja
Një nga hapat më të rëndësishme është matja e përbërësve, për çka rekomandohet
të përdoret matëse dhe lugë për të matur saktësisht. Nëse përzierja dhe matja nuk
janë kryer si duhet, kjo mund të rezultojë në zvogëlim të cilësisë të bukës.
Summary of Contents for BM-750S
Page 2: ......
Page 3: ...HR BIH CG Upute za uporabu BM 750S Pekač kruha ...
Page 31: ...Problemi rješenja ...
Page 32: ......
Page 33: ...SHEMA INSTALACIJA Control pulse kontrola pulsa PCB circuit board PCB ploča instalacija ...
Page 35: ......
Page 36: ...Pekač hleba BM 750S ...
Page 70: ......
Page 71: ...BM 750S Bukëpjekësi ...
Page 102: ...SKEMA E INSTALIMIT Control pulse kontroll i pulsit PCB circuit board PCB pllaka e instalimit ...
Page 104: ......
Page 105: ...U BM 750S Bread maker ...
Page 132: ...Problem Solutions ...
Page 133: ......
Page 134: ......
Page 136: ......
Page 137: ......
Page 150: ......
Page 151: ...www VIVAX com ...