• Përdorni vata të njoma origjinale
nga "Samsung Electronics" për
furçën e njomë.
• Nëse furça e njomë përdoret pa
vatë të njomë, avaritë e mundshme
të produktit nuk do të mbulohen
më nga garancia dhe për raste të
tilla do të ketë tarifë servisi.
• Kur blini një vatë shtesë të njomë
shumëpërdorimëshe për furçën
e njomë, kontaktoni me pikën e
servisit të "Samsung".
• Kur blini një vatë shtesë të njomë
njëpërdorimëshe, kontrolloni emrin
e modelit VCA-SPA90.
KUJDES
• Mos e prekni furçën kur është duke
punuar furça rrotulluese (cilindri)
brenda furçës.
– Përndryshe mund të zini dorën
duke shkaktuar një lëndim.
• Përpara se të përdorni furçën e
njomë, hiqni vatën e njomë dhe
hidhini pak ujë, pastaj rimontojeni
në diskun rrotullues.
• Mos e përdorni fshesën me korrent
në objekte që mund të gërvishten
lehtësisht (televizorë dhe ekrane
monitorësh etj.).
Mirëmbajtja
SHËNIM
• Ndonjëherë, rrota e një furçe mund të
gërvishtë dyshemenë. Para përdorimit
të fshesës me korrent, kontrolloni
gjendjen e rrotave të furçës.
– Nëse në rrotën e furçës ka
materiale të huaja të cilat nuk
hiqen lehtësisht, kontaktoni me
një qendër shërbimi të "Samsung".
• Nëse pjesa e brendshme e furçës
së njomë bllokohet me një send
të madh të huaj, shpejtësia e
rrotullimit do të bjerë apo ndalon.
KUJDES
• Ruajtja e fshesës me korrent në
dritën e diellit për orë të gjata
mund të shkaktojë deformimin ose
çngjyrosjen e pjesëve të fshesës.
Prandaj, pas pastrimit të pjesëve të
fshesës me korrent, thajini në hije.
• Mos e pastroni me ujë furçën e
fshesës me korrent. Pastrimi i saj me
ujë mund të shkaktojë deformimin
ose çngjyrosjen e furçës.
• Duhet ta hiqni suportin për mur
nga priza përpara pastrimit.
• Nëse vini re një rënie të vazhduar të
thithjes apo nëse fshesa me korrent
mbinxehet përtej normales, ndërrojini
filtrin ultra të imët të pluhurave.
• Pas pastrimit të <pluhurave>, të <filtri-
rrjetë metalik> ose të <mikrofiltri me
larje> me ujë, thajini në hije.
– Produkti mund të deformohet nëse
vihet nën efektin e nxehtësisë.
Shqip
12
VS7000_13ge_00837D-02_GE.indb 12
2020-09-10 오후 11:34:33