Shqip 13
Mirëmbajtja
Mirëmbajtja
Pastrim
Pastrojeni rregullisht furrën me mikrovalë për të parandaluar grumbullimin e papastërtive mbi
furrë ose brenda saj. Gjithashtu, kushtojini vëmendje të veçantë derës, gominës së derës, si dhe
pjatës rrotulluese dhe unazës rrotulluese (vetëm për modelet përkatëse).
Nëse dera nuk hapet ose mbyllet lirisht, kontrolloni së pari nëse janë grumbulluar papastërti
në gominat e derës. Përdorni një pecetë të butë me ujë me sapun për pastrimin e sipërfaqes së
jashtme dhe të brendshme të furrës me mikrovalë. Shpëlajini dhe thajini mirë.
Për të pastruar papastërtitë e forta me aroma të pakëndshme në pjesën e brendshme të furrës
me mikrovalë
1.
Pasi ta keni zbrazur furrën me mikrovalë, vendosni një filxhan me lëng limoni të holluar në
qendër të pjatës rrotulluese.
2.
Ngroheni furrën me mikrovalë për 10 minua në fuqinë maksimale.
3.
Pas përfundimit të ciklit, prisni derisa të ftohet furra me mikrovalë. Më pas, hapni derën dhe
pastroni dhomën e gatimit.
KUJDES
•
Mbajini derën dhe gominat e saj të pastra dhe sigurohuni që dera të hapet dhe mbyllet
lirisht. Përndryshe, mund të shkurtohet cikli i jetës së furrës me mikrovalë.
•
Bëni kujdes që të mos derdhni ujë në ventilatorët e furrës me mikrovalë.
•
Mos përdorni substanca gërryese ose kimike për pastrimin.
•
Pas çdo përdorimi të furrës me mikrovalë, përdorni një detergjent të butë për pastrimin e
dhomës së gatimit pasi furra të jetë ftohur.
Ndërrimi (riparimi)
VINI RE
Brenda furrës me mikrovalë nuk ka pjesë që mund të hiqen nga përdoruesi. Mos u përpiqni ta
ndërroni ose riparoni vetë furrën me mikrovalë.
•
Nëse keni probleme me menteshat, bllokimin dhe/ose derën, kontaktoni me një teknik të
kualifikuar ose pikën lokale të shërbimit të Samsung-ut për ndihmë teknike.
•
Nëse dëshironi të ndërroni llambën, kontaktoni pikën lokale të shërbimi të Samsung-ut. Mos
e ndërroni vetë.
•
Nëse keni probleme me kasën e jashtme të furrës me mikrovalë, hiqni fillimisht nga priza
dhe më pas kontaktoni pikën lokale të shërbimit të Samsung-ut.
Kujdesi për kohë të gjata mospërdorimi
Nëse nuk e përdorni furrën me mikrovalë për një kohë të gjatë, hiqeni nga priza dhe lëvizeni
furrën në një vend të thatë, pa pluhur. Pluhuri dhe lagështia që krijohen brenda furrës me
mikrovalë mund të ndikojnë në performancën e furrës.
Simple_MG23A7013CT_OL_DE68-04668B-00_SQ.indd 13
Simple_MG23A7013CT_OL_DE68-04668B-00_SQ.indd 13
19-Feb-21 10:37:24 AM
19-Feb-21 10:37:24 AM
110 / 194