6 Shqip
Udhëzimet e sigurisë
Udhëzimet e sigurisë
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
lart dhe nga persona me aftësi ndijore, fizike ose mendore
të reduktuara, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse
janë nën mbikëqyrje ose nëse janë udhëzuar për përdorimin
në mënyrë të sigurt të pajisjes dhe që kuptojnë rreziqet e
përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe
mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhen nga fëmijët
përveç nëse janë 8 vjeç e lart dhe të mbikëqyrur.
Mbajeni pajisjen dhe kordonin e saj larg fëmijëve nën 8 vjeç.
Siguria e përgjithshme
Modifikimet ose riparimet e mundshme duhen kryer vetëm nga personeli i kualifikuar.
Mos e ngrohni ushqimin ose lëngjet në enë për funksionin me mikrovalë.
Mos përdorni benzen, hollues, alkool apo pastrues me avull ose me presion për të pastruar
pajisjen.
Mos e instaloni furrën: pranë ngrohëseve apo materialeve të djegshme; vendeve me
lagështi, vajra, pluhur apo të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit ose ndaj ujit; ose ku mund të
rrjedhë gaz; ose në sipërfaqe të paniveluara mirë.
Kjo furrë duhet të tokëzohet siç duhet në përputhje me kodet vendase dhe kombëtare.
Përdorni rregullisht një copë të thatë për të hequr substancat e huaja nga skajet dhe
kontaktet e spinës.
Mos e tërhiqni, mos e përkulni fort, ose mos vendosni objekte të rënda mbi kordon.
Nëse ka rrjedhje gazi (propan, LP etj.) ajroseni menjëherë. Mos e prekni kordonin elektrik.
Mos e prekni kordonin elektrik me duar të lagura.
Kur furra është në punë, mos e fikni duke hequr kordonin elektrik.
Mos futni gishtat në substanca të huaja. Nëse hyjnë substanca të huaja në furrë, hiqeni nga
priza dhe kontaktoni pikën lokale të shërbimit "Samsung".
Mos ushtroni shumë presion ose goditje mbi pajisje.
Mos e vendosni furrën mbi objekte të brishta.
Sigurohuni që voltazhi, frekuenca dhe korrenti të përkojnë me specifikimet e produktit.
Futeni mirë në prizë spinën e korrentit. Mos përdorni shumë përshtatës spinash, kordonë
zgjatues apo ushqyes.
Mos e varni kordonin elektrik në objekte metalike. Sigurohuni që kordoni të jetë midis
objekteve ose prapa furrës.
Mos përdorni spina, kordonë apo priza të dëmtuara. Për spina ose kordonë të dëmtuar
kontaktoni një pikë lokale shërbimi "Samsung".
Mos hidhni ose të spërkatni drejtpërdrejt ujë në furrë.
Mos vendosni objekte në furrë, brenda ose te dera e furrës.
Mos spërkatni substanca të avullueshme, si insekticidet, në furrë.
Mos vendosni materiale të ndezshme mbi furrë. Duke qenë se avujt e alkoolit mund të
bien në kontakt me pjesët e nxehta të furrës, bëni kujdes kur ngrohni ushqime ose pije që
përmbajnë alkool.
Fëmijët mund të përplasen apo të kapin gishtat te dera. Kur të hapni/mbyllni derën, mbajini
fëmijët larg.
Simple_MG23A7013CT_OL_DE68-04668B-00_SQ.indd 6
Simple_MG23A7013CT_OL_DE68-04668B-00_SQ.indd 6
19-Feb-21 10:37:20 AM
19-Feb-21 10:37:20 AM
103 / 194