Shqip - 30
I gjithë ushqimi i ngrirë duhet të shkrijë duke përdorur nivelin e fuqisë së
shkrirjes (180 W).
Ushqimi
Racioni
Koha
(min.)
Koha e
qëndrimit
(min.)
Udhëzimet
Mish
Mish viçi i grirë
250 g
6½-7½
5-25
Vendoseni mishin në një pjatë të sheshtë
prej qeramike. Mbulojini anët më të holla me
letër alumini. Kthejeni nga ana tjetër kur të
ketë kaluar gjysma e kohës së shkrirjes!
500 g
10-12
5-25
Biftekë derri
250 g
7½-8½
5-25
Pulë
Copa mishi pule
500 g
(2 copë)
14½-15½
15-40
Së pari, vendosni copat e mishit të pulës,
fillimisht me pjesën e lëkurës poshtë, të
gjithë pulën fillimisht me pjesën e kraharorit
poshtë, në një pjatë të sheshtë prej
qeramike. Mbuloni pjesët e holla, siç janë
krahët dhe pjesët fundore me letër alumini.
Kthejeni nga ana tjetër kur të ketë kaluar
gjysma e kohës së shkrirjes!
E gjithë pula
900 g
28-30
Peshk
Fileta peshku
250 g
(2 copë)
6-7
5-15
Vendosni peshkun e ngrirë në mes të një
pjate të sheshtë prej qeramike. Vendosini
pjesët më të holla poshtë pjesëve më të
trasha. Mbulojini pjesët e ngushta fundore
me letër alumini. Kthejeni nga ana tjetër kur
të ketë kaluar gjysma e kohës së shkrirjes!
400 g
(4 copë)
12-13
Frutat
Fruta pylli
250 g
6-7
5-10
Shpërndajini frutat në një enë qelqi të
sheshtë dhe të rrumbullakët (me diametër
të madh).
Bukë
Panine (secila
afërsisht 50 g)
2 copë
½-1
5-20
Vendosini paninet në formë rrethi ose bukën
në drejtim horizontal mbi një letër kuzhine
në mes të pjatës rrotulluese. Kthejeni nga
ana tjetër kur të ketë kaluar gjysma e kohës
së shkrirjes!
4 copë
2-2½
5-20
Tost/Sanduiç
250 g
4½-5
5-20
Bukë gjermane
(drithëra + miell
thekre)
500 g
8-10
SKARA
Elementi i nxehjes së skarës ndodhet nën tavanin e zgavrës. Ai funksionon kur dera është
e mbyllur dhe kur pjata rrotulluese është duke u rrotulluar. Rrotullimi i pjatës rrotulluese e
skuq ushqimin në mënyrë më të njëtrajtshme. Nxehja paraprake e skarës për 3-4 minuta
do të bëjë që ushqimi të skuqet më shpejt.
Enë gatimi për pjekje në skarë:
Duhet të jetë flakëduruese dhe të ketë në përbërje metal. Mos përdorni enë gatimi prej
plastike, pasi mund të shkrijë.
Ushqimi i përshtatshëm për pjekje në skarë.
Bërxolla, salsiçet, biftekët, hamburgerët, pastërmaja, fetat e proshutës të kripura dhe të
tymosura, copat e peshkut, sanduiçët dhe të gjitha llojet e tostit të mbuluar me ingredientë.
Shënim i rëndësishëm:
Sa herë që të përdorni vetëm regjimin e pjekjes në skarë, sigurohuni që elementi i nxehjes
së skarës të vendoset nën tavanin e furrës, në pozicion horizontal dhe jo në murin e
pasmë, në pozicion vertikal. Mbani mend që ushqimi duhet të vendoset në skarën e
sipërme, përveç rasteve kur jepet një udhëzim tjetër.
MIKROVALË + SKARË
Ky regjim gatimi kombinon nxehjen rrezatuese që vjen nga skara me shpejtësinë e gatimit
me mikrovalë. Kjo funksionon vetëm kur dera është e mbyllur dhe kur pjata rrotulluese
është duke u rrotulluar. Për shkak të rrotullimit të pjatës rrotulluese, ushqimi skuqet në
mënyrë të njëtrajtshme. Në këtë model disponohen tre regjime me kombinim.
600 W + Skarë, 450 W + Skarë dhe 300 W + Skarë.
Enë gatimi për t'u përdorur për gatimin me mikrovalë + skarë
Ju lutemi, përdorni enë gatimi të cilat lejojnë depërtimin e mikrovalëve. Ena e gatimit duhet
të jetë flakëduruese. Mos përdorni enë gatimi metalike për regjimin me kombinim. Mos
përdorni enë gatimi prej plastike, pasi mund të shkrijë.
Ushqimi i përshtatshëm për gatimet me mikrovalë + skarë:
Tek ushqimet e përshtatshme për regjimin e gatimit me kombinim përfshihen të gjitha llojet
e ushqimeve të gatuara të cilat kanë nevojë për ringrohje dhe skuqje, (p.sh., makaronat
në furrë) si dhe ushqimet që kërkojnë një kohë të shkurtër gatimi për të skuqur sipërfaqen
e ushqimit. Gjithashtu, ky regjim mund të përdoret për racionet e ushqimit me trashësi
të madhe, të cilat përfitojnë nga sipërfaqja e skuqur dhe e thatë (p.sh., copat e mishit të
pulës, kthimi i tyre nga ana tjetër në gjysmë). Ju lutemi, referojuni tabelës lidhur me skarën
për hollësi të mëtejshme.
Shënim i rëndësishëm:
Sa herë që përdorni regjimin me kombinim (mikrovalë + pjekje në skarë), sigurohuni që
elementi i nxehjes së skarës të vendoset nën tavanin e furrës, në pozicion horizontal dhe jo
në murin e pasmë, në pozicion vertikal. Ushqimi duhet të vendoset në skarën e sipërme,
përveç rasteve kur jepet një udhëzim tjetër. Përndryshe, duhet të vendoset drejtpërdrejt në
pjatën rrotulluese. Ju lutemi, referojuni udhëzimeve në tabelën e mëposhtme.
Ushqimi duhet të kthehet në anën tjetër, nëse duhet të skuqet nga të dyja anët.
FG87SST_BOL_DE68-03132X-04_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 30
2017-12-06 5:04:20