26
SQ
Pyetjet më të shpeshta dhe zgjidhja e problemeve
Mund të ndodhë një problem si pasojë e një gabimi të vogël që ju mund ta korrigjoni vetë me
ndihmën e udhëzimeve të mëposhtme. Mos u përpiqni të bëni rregullime të mëtejshme nëse
udhëzimet e mëposhtme nuk ndihmojnë në secilin rast specifik.
Paralajmërim
: Riparimet e pajisjes duhet të kryhen vetëm nga një teknik i kualifikuar
shërbimi. Riparimet e papërshtatshme të kryera mund të rezultojnë në rrezik të madh
për përdoruesin. Nëse pajisja juaj ka nevojë për riparim, ju lutemi kontaktoni me
qendrën tuaj të shërbimit ndaj klientit.
Çfarë duhet të bëj nëse zonat e gatimit nuk po funksionojnë?
Kontrolloni mundësitë e mëposhtme:
• Siguresa në rrjetin e shtëpisë (kutia e siguresës) është e paprekur. Nëse siguresat bëjnë qark të
shkurtër disa herë, thërrisni një elektricist të autorizuar.
• Pajisja është ndezur ashtu siç duhet.
• Treguesit e kontrollit në panelin e kontrollit ndriçojnë.
• Zona e gatimit është e ndezur.
• Zonat e gatimit janë të vendosura në cilësimet e dëshiruara të nxehtësisë.
Çfarë duhet të bëj nëse zonat e gatimit nuk ndizen?
Kontrolloni mundësitë e mëposhtme:
• Ka kaluar një periudhë prej më shumë se 10 sekondash midis kohës kur butoni Ndezur/Fikur u
aktivizua dhe kohës kur zona e dëshiruar e gatimit ndizet (shihni paragrafin “Ndezja e pajisjes”).
• Paneli i kontrollit është pjesërisht i mbuluar nga një leckë e njomë ose nga një lëng.
Çfarë duhet të bëj nëse treguesi përveç atij të nxehtësisë së mbetur zhduket
papritmas?
Kjo mund të jetë rezultat i një prej dy mundësive:
• Sensori Ndezur/Fikur është aktivizuar aksidentalisht.
• Paneli i kontrollit është pjesërisht i mbuluar nga një leckë e njomë ose nga një lëng.
Çfarë duhet të bëj nëse pasi të jenë fikur zonat e gatimit, nuk tregohet nxehtësia e
mbetur në ekran?
Kontrolloni mundësinë e mëposhtme:
• Zona e gatimit u përdor vetëm për pak kohë dhe si rezultat nuk u nxeh mjaftueshëm. Nëse zona
e gatimit është e nxehtë, ju lutemi telefononi qendrën e shërbimit ndaj klientit.
Çfarë duhet të bëj nëse zona e gatimit nuk ndizet ose nuk fiket?
Kjo mund të jetë si pasojë e një prej mundësive të mëposhtme:
• Paneli i kontrollit është pjesërisht i mbuluar nga një leckë e njomë ose nga një lëng.
• Bllokimi i sigurisë për fëmijët është i ndezur.
Çfarë duhet të bëj nëse ekrani është i ndriçuar?
Kontrolloni si më poshtë:
• Paneli i kontrollit është pjesërisht i mbuluar nga një leckë e njomë ose nga një lëng. Për ta
rivendosur prekni sensorin “Ndezur/Fikur ” të kontrollit.
Garancia dhe shërbimi
C61R2AEEP_BOL_DG68-00125D-04_SQ_161107.indd 26
2016-11-07 �� 11:35:33
Summary of Contents for C61R1AAMST
Page 31: ...BG Забележка C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_BG_161107 indd 31 2016 11 07 10 51 27 ...
Page 63: ...HR Napomena C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_HR_161107 indd 31 2016 11 07 11 02 20 ...
Page 95: ...MK Забелешка C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_MK_161107 indd 31 2016 11 07 11 13 29 ...
Page 127: ...Notă RO C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_RO_161107 indd 31 2016 11 07 11 18 20 ...
Page 159: ...SQ Shënim C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_SQ_161107 indd 31 2016 11 07 11 35 33 ...
Page 191: ...SR Napomena C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_SR_161107 indd 31 2016 11 07 11 39 39 ...
Page 223: ...SL Beležka C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_SL_161107 indd 31 2016 11 07 11 29 12 ...
Page 255: ...CZ Poznámka C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_CZ_161107 indd 31 2016 11 07 10 54 23 ...
Page 287: ...HU Megjegyzések C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_HU_161107 indd 31 2016 11 07 11 08 53 ...
Page 319: ...SK Poznámky C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_SK_161107 indd 31 2016 11 07 11 23 58 ...
Page 351: ...EN Memo C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_EN_161107 indd 31 2016 11 07 10 57 15 ...