27
SQ
Garancia dhe shërbimi (vazhdon)
Çfarë do të thotë kur vatra nuk ka ngjyrë të kuqe?
• Temperatura e përzgjedhur e zonës së gatimit ruhet nga një sensor i cili e ndez dhe e fik zonën
me cikle, kështu që sipërfaqja e zonës së gatimit jo gjithmonë do të ndriçojë me ngjyrë të kuqe.
Nëse zgjidhni një cilësim të ulët të nxehtësisë, nxehtësia do të ndizet dhe fiket me cikle më të
shpeshta sesa në cilësime më të larta. Nxehtësia gjithashtu fiket dhe ndizet me cikle në cilësimin
më të lartë.
Nëse telefononi dhe kërkoni një shërbim për një gabim të kryer gjatë vënies në përdorim të
pajisjes, vizita nga tekniku i shërbimit për klientin mund të përfshijë një tarifë edhe gjatë periudhës
së garancisë.
Shërbimi
Përpara se të telefononi për ndihmë ose shërbim, ju lutemi kontrolloni paragrafin
"Zgjidhja e problemeve".
Nëse ende keni nevojë për ndihmë, ndiqni udhëzimet e mëposhtme.
Është një gabim teknik?
Nëse po, ju lutemi kontaktoni me qendrën tuaj për shërbimin ndaj klientit.
Gjithmonë përgatituni përpara për bisedën. Kjo do ta lehtësojë procesin e diagnostikimit të
problemit dhe gjithashtu e bën më të lehtë të vendoset nëse një vizitë nga shërbimi ndaj klientit
është e nevojshme apo jo.
Ju lutemi mbani shënim informacionin e mëposhtëm.
• Çfarë forme merr problemi?
• Në çfarë rrethanash ndodh problemi?
Kur telefononi ju lutemi të dini modelin dhe numrin e serisë së pajisjes suaj. Ky informacion
mundësohet në pllakën e të dhënave si më poshtë:
• Përshkrimi i modelit
• Kodi i numrit të serisë (15 shifra)
Ju rekomandojmë ta regjistroni informacionin këtu për t'iu referuar më lehtë.
Modeli:
Numri i serisë:
Kur paguani kosto edhe gjatë periudhës së garancisë?
• Nëse do ta kishit zgjidhur problemin vetë duke zbatuar një nga zgjidhjet e ofruara në paragrafin
“Zgjidhja e problemeve”.
• Nëse tekniku i shërbimit ndaj klientit duhet të bëjë telefonata të ndryshme për shërbim, sepse
atij nuk i është dhënë i gjithë informacioni përkatës përpara vizitës së tij, dhe si rezultat, për
shembull, i duhet të bëjë më shumë vajtje-ardhje për pjesët. Përgatitja për telefonatën siç u
përshkrua më sipër, do t'ju kursejë koston e këtyre udhëtimeve.
C61R2AEEP_BOL_DG68-00125D-04_SQ_161107.indd 27
2016-11-07 �� 11:35:33
Summary of Contents for C61R1AAMST
Page 31: ...BG Забележка C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_BG_161107 indd 31 2016 11 07 10 51 27 ...
Page 63: ...HR Napomena C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_HR_161107 indd 31 2016 11 07 11 02 20 ...
Page 95: ...MK Забелешка C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_MK_161107 indd 31 2016 11 07 11 13 29 ...
Page 127: ...Notă RO C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_RO_161107 indd 31 2016 11 07 11 18 20 ...
Page 159: ...SQ Shënim C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_SQ_161107 indd 31 2016 11 07 11 35 33 ...
Page 191: ...SR Napomena C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_SR_161107 indd 31 2016 11 07 11 39 39 ...
Page 223: ...SL Beležka C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_SL_161107 indd 31 2016 11 07 11 29 12 ...
Page 255: ...CZ Poznámka C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_CZ_161107 indd 31 2016 11 07 10 54 23 ...
Page 287: ...HU Megjegyzések C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_HU_161107 indd 31 2016 11 07 11 08 53 ...
Page 319: ...SK Poznámky C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_SK_161107 indd 31 2016 11 07 11 23 58 ...
Page 351: ...EN Memo C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_EN_161107 indd 31 2016 11 07 10 57 15 ...