9
SQ
hedhjA e mATeRiAleve Të pAkeTimiT
Të gjitha materialet e përdorura për paketimin e pajisjes janë plotësisht të
riciklueshme. Fletët dhe pjesët e forta prej shkume janë të shënuara siç
duhet. Ju lutemi, hidhini materialet e paketimit dhe pajisjet e vjetra duke
marrë parasysh sigurinë dhe mjedisin.
hedhjA në mënyRën e duhuR e pAjiSjeS
TuAj Të vjeTëR
PARALAJMËRIM:
Para se t’i eliminoni pajisjet e vjetra, bëjini ato të
papërdorshme në mënyrë që të mos përbëjnë burim rreziku.
Për të bërë këtë, drejtojuni një tekniku të kualifikuar që të shkëpusë pajisjen
nga rrjeti i furnizimit me energji dhe të heqë spinën elektrike.
Pajisja nuk duhet të hidhet te mbeturinat e tjera shtëpiake.
Informacioni rreth të dhënave për grumbullimin dhe për vendet e eliminimit të
mbeturinave urbane disponohet nga departamenti ose këshilli juaj lokal.
eliminimi i duhuR i këTij pRodukTi (pAjiSje
elekTRike dhe elekTRonike pëR T’u flAkuR)
(Zbatohet për shtetet me sisteme grumbullimi të veçuar)
Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literaturë, tregon se produkti
dhe pajisjet e tij elektronike shtesë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk
duhet të hidhen së bashku me mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të jetës së tyre
të punës. Për të parandaluar një dëm të mundshëm ndaj mjedisit ose shëndetit
njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi ndajini këto pajisje
nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato në mënyrë të përgjegjshme për
të promovuar ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë ku e blenë
këtë produkt ose zyrën e pushtetit vendor të tyre për hollësi se ku dhe si mund t’i
dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.
Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë
kushtet dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e tij shtesë
elektronike nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.
Për informacion mbi zotimet mjedisore të “Samsung” dhe detyrimet rregullatore
specifike për produktin, p.sh. “REACH”, vizitoni: samsung.com/uk/aboutsamsung/
samsungelectronics/corporatecitizenship/data_corner.html
Udhëzimet për eliminim
PARALAJMËRIM
PARALAJMËRIM
C61R2AEEP_BOL_DG68-00125D-04_SQ_161107.indd 9
2016-11-07 �� 11:35:25
Summary of Contents for C61R1AAMST
Page 31: ...BG Забележка C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_BG_161107 indd 31 2016 11 07 10 51 27 ...
Page 63: ...HR Napomena C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_HR_161107 indd 31 2016 11 07 11 02 20 ...
Page 95: ...MK Забелешка C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_MK_161107 indd 31 2016 11 07 11 13 29 ...
Page 127: ...Notă RO C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_RO_161107 indd 31 2016 11 07 11 18 20 ...
Page 159: ...SQ Shënim C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_SQ_161107 indd 31 2016 11 07 11 35 33 ...
Page 191: ...SR Napomena C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_SR_161107 indd 31 2016 11 07 11 39 39 ...
Page 223: ...SL Beležka C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_SL_161107 indd 31 2016 11 07 11 29 12 ...
Page 255: ...CZ Poznámka C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_CZ_161107 indd 31 2016 11 07 10 54 23 ...
Page 287: ...HU Megjegyzések C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_HU_161107 indd 31 2016 11 07 11 08 53 ...
Page 319: ...SK Poznámky C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_SK_161107 indd 31 2016 11 07 11 23 58 ...
Page 351: ...EN Memo C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_EN_161107 indd 31 2016 11 07 10 57 15 ...