17
SQ
Pjesët dhe karakteristikat (Vazhdon)
Opsioni i fikjes për siguri
Nëse një nga zonat e gatimit nuk është fikur ose nëse cilësimi i nxehtësisë nuk është rregulluar pas
një periudhe të gjatë kohe, zona e veçantë e gatimit do të fiket vetë automatikisht.
Çdo nxehtësi e mbetur do të tregohet me (për “nxehtë”) në ekranet dixhitale që i
korrespondojnë zonave të veçanta të gatimit.
Zonat e gatimit fiken vetë sipas kohëve të mëposhtme.
Cilësimi i gatimit
1 - 2
Pas 6 orësh
Cilësimi i gatimit
3 - 4
Pas 5 orësh
Cilësimi i gatimit
5 - 6
Pas 3 orësh
Cilësimi i gatimit
7 - 9
Pas 1 ore
Nëse pllaka e sobës mbinxehet për shkak të funksionimit jonormal, do të shfaqet .
Dhe pllaka e sobës do të fiket.
Nëse një ose më shumë prej zonave të gatimit fiket para mbarimit të kohës së caktuar,
shikoni seksionin "Zgjidhja e problemeve".
Arsye të tjera se pse një zonë gatimit do të fiket vetë
Të gjitha zonat e gatimit do të fiken vetë menjëherë nëse lëngu zien dhe derdhet mbi panelin e
kontrollit.
Fikja automatike do të aktivizohet gjithashtu nëse vendosni një copë të njomë mbi panelin e
kontrollit. Në të dyja rastet, pajisja do të duhet të ndizet përsëri duke përdorur sensorin e furnizimit
me energji pasi të jetë pastruar lëngu ose të jetë hequr copa .
Treguesi i nxehtësisë së mbetur
Kur një zonë gatimi e veçantë ose pllaka fiket, prania e nxehtësisë së mbetur tregohet me anë të
(për “nxehtë”) në ekranin dixhital të zonave përkatëse të gatimit. Edhe pasi zona e gatimit të jetë
fikur, treguesi i nxehtësisë së mbetur fiket vetëm pasi është ftohur zona e gatimit.
Ju mund të përdorni nxehtësinë e mbetur për ta shkrirë ose për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë.
E rëndësishme
: Për sa kohë që ndriçon treguesi i nxehtësisë së mbetur, ekziston
rreziku për djegie.
E rëndësishme
: Nëse furnizimi me energji ndërpritet, do të shfaqet simboli dhe
informacioni për nxehtësinë e mbetur nuk do të jetë më i disponueshëm. Megjithatë,
mund të ekzistojë mundësia që të digjeni. Kjo gjë mund të shmanget duke u treguar
gjithmonë të kujdesshëm kur jeni pranë pllakës së sobës.
C61R2AEEP_BOL_DG68-00125D-04_SQ_161107.indd 17
2016-11-07 �� 11:35:30
Summary of Contents for C61R1AAMST
Page 31: ...BG Забележка C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_BG_161107 indd 31 2016 11 07 10 51 27 ...
Page 63: ...HR Napomena C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_HR_161107 indd 31 2016 11 07 11 02 20 ...
Page 95: ...MK Забелешка C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_MK_161107 indd 31 2016 11 07 11 13 29 ...
Page 127: ...Notă RO C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_RO_161107 indd 31 2016 11 07 11 18 20 ...
Page 159: ...SQ Shënim C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_SQ_161107 indd 31 2016 11 07 11 35 33 ...
Page 191: ...SR Napomena C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_SR_161107 indd 31 2016 11 07 11 39 39 ...
Page 223: ...SL Beležka C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_SL_161107 indd 31 2016 11 07 11 29 12 ...
Page 255: ...CZ Poznámka C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_CZ_161107 indd 31 2016 11 07 10 54 23 ...
Page 287: ...HU Megjegyzések C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_HU_161107 indd 31 2016 11 07 11 08 53 ...
Page 319: ...SK Poznámky C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_SK_161107 indd 31 2016 11 07 11 23 58 ...
Page 351: ...EN Memo C61R2AEEP_BOL_DG68 00125D 04_EN_161107 indd 31 2016 11 07 10 57 15 ...