Përpara përdorimit të parë
▶
Përpara përdorimit për herë të parë me ujë të ngrohtë dhe pak
detergjent dhe shpëlajeni .
Këshilla për përdorimin
▶
Përdoreni Teppanyaki vetëm për përgatitjen e ushqimeve .
▶
Mos i lini ushqimet acide, si domatet (salca e domates),
majoneza, limoni, uthulla ose shëllira, për më shumë se gjashtë
orë në Teppanyaki . Ushqimet me përmbajtje të lartë acide mund
të shkaktojnë çngjyrosje të padëshiruara .
▶
Mos përdorni asnjë objekt të mprehtë metalik, sepse ai mund të
shkaktojë gërvishtje . Sidoqoftë, gërvishtja ose dëmtimet e tjera
nuk kanë asnjë ndikim në shijen apo cilësinë e ushqimit gjatë
zierjes dhe skuqjes .
▶
Asnjëherë mos e lini Teppanyaki bosh mbi burimin e nxehtësisë,
sepse ai mund të deformohet . Përapra nxehjes hidhni pak vaj .
▶
Teppanyaki mund të përdoret pa asnjë problem në temperaturat
deri në 220°C në furrat e pjekjes dhe në furrat e pjekjes me avull .
Në temperatura më të larta inoksi mund të marrë ngjyrë blu ose
kafe dhe mund të shfaqen edhe shenja oksidimi . Sidoqoftë, këto
ndryshime të ngjyrës nuk mbulohen nga garancia .
▶
Meqë dorezat mund të ngrohen, më e mira është të përdorni
gjithmonë doreza mbajtëse për tenxheret ose për furrë .
▶
Gjithmonë pas përdorimit lëreni Teppanyaki e nxehtë që të ftohet .
Pastrimi dhe kujdesi
▶
Asnjëherë mos përdorni për pastrim një sfungjer metalik ose
produkt zbardhues ose gërvishtës .
▶
Për kujdesin delikat ne rekomandojmë ujë të nxehtë dhe pak
detergjent / pastrues delikat për shtëpinë dhe një pecetë për
larje .
▶
Për të larguar njollat e forta, zbuteni Teppanyaki me ujë të nxehtë
dhe detergjent (ndoshta gjatë natës) . Pastrojeni më pas me furçë
të butë, sfungjer ose pecetë .
▶
Për të larguar njollat e gëlqeres ose minerale, pastrojeni
enën tuaj me uthull të pastër (1 deri në 5 lugë gjelle) . Më pas
shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe detergjent . (Mund të përdorni
edhe lëng limoni në vend të uthullës - zakonisht mjaftojnë disa
pika .)
▶
Në raste të veçanta, si p .sh . papastërti të forta, yndyrë e djegur
ose mbetje të tjera, hidhni me shumë kujdes, për shkak të
nxehtësisë, mbi Teppanyaki ende të nxehtë disa kuba akulli, dhe
më pas largoni mbetjet e ushqimit me një shpatull, një furçë ose
me një sfungjer të butë . Mund të përdorni edhe një pastrues për
inoks, jo gërryes . Në rast përdorimi normal, shfaqja e njollave ose
çngjyrosjeve është e pamundur të ndodhë . Por megjithatë, edhe
nëse ato shfaqen, ato nuk kanë asnjë ndikim tek ushqimi dhe as
te rezultatet e gatimit .
Ena Teppan Yaki është prodhuar prej inoksi të cilësisë së lartë . Ky artikull është i përshtatshëm për induksion dhe rezistent në furrë (deri
në maks . 220°C) . Teppan Yaki përbëhet nga një material me disa shtresa i zhvilluar nga vetë ne SWISS-PLY
®
, me një bërthamë alumini, i
cili e përcjell energjinë deri në 10x më shpejt sesa inoksi i zakonshëm, e rrethuar nga dy shtresa prej inoksi .
SWISS-PLY
®
është markë e mbrojtur tregtare e kompanisë Alinox AG / Zvicër .
±
Ju lutemi mbani parasysh: Për një shpërndarje optimale të
nxehtësisë duhet që sipërfaqja e zonës së gatimit në planin e
gatimit të përputhet me sipërfaqen e Teppanyaki . Teppanyaki është
menduar vetëm për përdorim familjar privat .
Tabela e gatimit
Në tabelën e mëposhtme do të gjeni disa shembuj . Kohët e gatimit varet nga lloji, pesha dhe cilësia e ushqimeve . Për këtë arsye
mund të ketë edhe devijime . Nivelet e gradimit 8 dhe 8 . janë ideale për nxehjen fillestare .
Teppan Yaki
sq Manuali i përdorimit
Niveli i gatimit
të ngadaltë
Kohëzgjatja e
skuqjes në minuta
Mish
Gjoks pule (2 cm i trashë)
5 - 6
10 - 20
Biftekë derri, shnicel (natyral)
6 - 7
6 - 12
Biftek (3 cm i trashë)
7 - 8
8 - 12
Qofte, hamburger (3 cm të trasha)
4 . - 5 .
30 - 40
Shpek
6 . - 7 .
3 - 6
Peshk
Karkaleca deti të vegjël dhe të mëdhenj
7 - 8
5 - 10
Filetë salmoni
5 - 6
10 - 15
Troftë
3 . - 4 .
15 - 25
Filetë peshku
6 - 7
10 - 15
Gatime me
vezë
Vezë sy
5 - 6
3 - 9
Vezë e rrahur
4 - 5
3 - 9
Perime
Hudhra, qepë
5 - 6
2 - 9
Kunguj të vegjël, patëllxhanë
6 - 7
5 - 10
Speca, asparag jeshil
6 - 7
5 - 15
Kërpudha
7 - 8
10 - 15
Nëse plani juaj i gatimit me induksion dhe zonë fleksibël ka një funksion të sensorit të skuqjes, ju mund ta përdorni këtë funksion edhe
për Teppanyaki, nga një numër i caktuar prodhimi i pajisjes .
9
Për të shmangur një mbinxehje të materialit:
▶
Asnjëherë mos përdorni nivelin e gradimit 9 ose funksionin
Boost me Teppanyaki .
▶
Mos përdorni vajra me nivele të larta tymi, si p .sh . vaj kolze
ose vaj avokadoje . Vaji ushqimor është treguesi më i mirë për
temperaturën, sepse ai fillon të krijojë tym në temperaturën
rreth 180°C .
28
GA_Teppanyaki_NF_9001473386.indd 28
GA_Teppanyaki_NF_9001473386.indd 28
26.11.19 21:46
26.11.19 21:46