20
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Heqja ose instalimi i diskut të sharrës
Fig.5
KUJDES:
•
Sigurohuni që disku të jetë instaluar me dhëmbët
e drejtuara nga ana e përparme e veglës.
•
Përdorni vetëm çelësa Makita për instalimin apo
heqjen e diskut.
Për të hequr diskun, shtypni bllokimin e boshtit në
mënyrë që disku të mos rrotullohet dhe përdorni çelësin
për të liruar në drejtimin kundërorar bulonin hekzagonal.
Më pas, hiqni bulonin hekzagonal, flanxhën e jashtme
dhe diskun.
Për të instaluar diskun, ndiqni procedurën e anasjellë të
heqjes. SIGUROHUNI TA SHTRËNGONI MIRË NË
DREJTIMIN ORAR BULONIN ME KOKË
HEKZAGONALE.
Fig.6
Me këtë vegël mund të përdoret disku i mëposhtëm.
Diametri maksimal
Diametri minimal
235 mm
230 mm
006410
Mbajtëse anësore (dorezë ndihmëse)
Fig.7
Vidhosni fort mbajtësen anësore mbi vegël përpara
përdorimit.
Grupi i xhuntos (aksesor)
Fig.8
Instaloni xhunton në hullinë e ashklave në kutinë e tehut
dhe siguroheni me vida.
Hiqni levën e instaluar në njësinë kryesore dhe instaloni
levën e grupit të xhuntos.
Fig.9
PËRDORIMI
KUJDES:
•
Sigurohuni ta lëvizni veglën përpara lehtë dhe në
vijë të drejtë. Shtyrja e veglës me forcë, ose
mbajtja jo në vijë të drejtë do të çojnë në
mbinxehje të motorit dhe zmbrapsje të rrezikshme,
duke shkaktuar ndoshta dhe lëndime serioze.
Mbajeni veglën fort. Pajisja është e pajisur me një
dorezë të përparme dhe një dorezë të pasme. Përdorini
të dyja për ta mbajtur veglën sa më fort. Nëse të dyja
duart përdoren për të mbajtur sharrën, ato s’mund të
priten nga disku. Vendoseni bazën mbi materialin e
punës që do të pritet pa bërë asnjë kontakt me diskun.
Në vijim ndizeni veglën dhe prisni derisa disku të arrijë
shpejtësinë e plotë. Lëvizeni veglën përpara mbi
sipërfaqen e materialit të punës, duke e mbajtur rrafsh
dhe duke përparuar lehtë derisa të përfundoni sharrimin.
Për prerje të pastra, mbajeni vijën e sharrimit të drejtë
dhe shpejtësinë e përparimit të njëtrajtshme. Nëse
prerja nuk bëhet sipas vijës së prerjes që kishit në
mendje, mos u përpiqni ta ktheni ose ta tërhiqni veglën
pas me forcë për në vijën e prerjes. Ky veprim mund të
bllokojë sharrën e të çojë në zmbrapsje të rrezikshme
dhe ndoshta lëndime serioze. Lëshoni çelësin, prisni
derisa disku të ndalojë dhe më pas tërhiqeni veglën.
Rivendoseni veglën në vijën e re të prerjes dhe nisni
sërish prerjen. Përpiquni të shmangni pozicionet që
ekspozojnë operatorin ndaj ciflave të drurit dhe tallashit
që nxjerr sharra. Përdorni syze mbrojtëse për të
shmangur lëndimin.
Fig.10
Kufizues (vizore udhëzuese)
Fig.11
Udhëzuesi praktik lëvizës ju mundëson prerje të drejta
tepër të sakta. Thjesht rrëshqiteni udhëzuesin me
ngadalë lart kundër anës së materialit të punës dhe
sigurojeni në pozicion me anë të vidës në pjesën e
përparme të bazës. Me të mund të bëni dhe prerje të
përsëritura me gjerësi të njëjtë.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.12
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën kufi.
Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në
mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
Fig.13
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
Summary of Contents for N5900B
Page 70: ...70 ...
Page 71: ...71 ...
Page 72: ...72 Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com 884505 967 ...