28 ALBANIAN
KUJDES:
•
Shtrëngoni me kujdes çelësin mbi matësin e
prerjes tërthore.
•
Shmangni fërkimin e materialit me matësin me anë të
strukturave të qëndrueshme që mbajnë ngarkesën e
punës, sidomos kur prisni me kënd.
•
Mos e mbani ose kapni KURRË pjesën që keni
ndër mend të prisni nga materiali.
•
Rregulloni gjithmonë distancën ndërmjet fundit
të matësit të prerjes tërthore dhe diskut të
sharrës të mos i kalojë 15 mm.
Përdorimi i matësit të prerjes tërthore
►
Fig.40:
1.
Vizorja tipografike për këndet
2.
Çelësi
Rrëshqitni matësin e prerjes tërthore në brazdat
e trasha në tavolinë. Lironi çelësin mbi matës dhe
bashkërenditeni në këndin e dëshiruar (0° – 60°).
Silleni trungun rrafsh me mbajtësen dhe tavolinën me
rrëshqitje, sigurojeni me morsetë te matësi për prerje
tërthore dhe shtyjeni lehtë përpara drejt diskut.
Veshja ndihmëse e drurit (matësi i
prerjes tërthore)
►
Fig.41
Për të parandaluar lëkundjet e një dërrase të gjatë,
përshtateni matësin e prerjes tërthore në një dërrasë
udhëzuese ndihmëse. Shtrëngojeni me bulona/dado
pasi të keni shpuar vrimat, por morsetat nuk duhet të
futen nga dërrasa e parme.
Transportimi i veglës
►
Fig.42
Sigurohuni që vegla të jetë hequr nga korrenti.
Transportojeni veglën duke e mbajtur nga ana që
tregohet në figurë.
KUJDES:
•
Sigurojini gjithmonë të gjitha pjesët lëvizëse
para se të transportoni veglën.
•
Sigurohuni gjithmonë që mbrojtësja e diskut të jetë e
instaluar në vend para se të transportoni veglën.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
NJOFTIM:
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Pastrimi
Pastroni tallashin dhe ashklat herë pas here. Pastroni
me kujdes mbrojtësen e diskut dhe pjesët e lëvizshme
brenda sharrës së tavolinës.
Vajosja
Për ta mbajtur sharrën e tavolinës në kushtet më
optimale dhe për të siguruar jetën më të gjatë në
shërbim, vajosni ose lyeni me graso herë pas here
pjesët e lëvizshme dhe pjesët rrotulluese.
Vendet për lubrifikim:
•
Boshti me filetim për të ngritur diskun
•
Mbërthejeni me mentesha për të rrotulluar skeletin
•
Boshtet udhëzuese për ngritje në motor
•
Ingranazh për të ngritur diskun
Zëvendësimi i karbonçinave
►
Fig.43
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në 3 mm në
gjatësi. Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë
lirisht në mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
►
Fig.44:
1.
Kapaku i mbajtëses së karboncinave
2.
Kaçavida
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
furçave. Për të zëvendësuar karbonçinat, hiqni mbrojtësen
e diskut bashkë me diskun dhe pastaj lironi levën e bllokimit,
anoni pak kokën e sharrës dhe siguroheni atë në një kënd të
pjerrët 45°. Vendoseni me kujdes veglën mbrapsht. Më pas
lironi kapakun e mbajtëses së furçave. Hiqni karbonçinat e
konsumuara, futni të rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve
të furçave.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen
për përdorim me veglën Makita të përcaktuar
në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve apo
shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund të
përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Riga drejtuese
•
Vizorja tipografike për këndet
•
Çelësi 24
•
Çelësi hekzagonal 5
•
Lidhja (për të lidhur thithësin e pluhurit)
•
Seti mbështetës
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato
mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.