41
për prerje me kënd”) dhe vendoseni kapakun e diskut
në bankën e rrotullueshme, në mënyrë të tillë që kapaku
i diskut të jetë në mes të kanalit për hyrjen e diskut në
bankën e rrotullueshme. Më pas bllokoni dorezën në
pozicionin më të ulët duke futur plotësisht kunjin
ndalues siç tregohet në figurë.
SHËNIM:
•
Për të montuar qesen e pluhurave te hundëza e
përparme e pluhurit në modalitetin e sharrës së
tavolinës (modaliteti i bankës), fillimisht hiqni
kapakun nga hundëza e përparme e pluhurit dhe
më pas montojeni qesen e pluhurave te hundëza e
pluhurit.
•
Kur nuk e përdorni qesen e pluhurave, rivendoseni
gjithmonë kapakun te hundëza e përparme e
pluhurit. Në të kundërt, shkaktohet shpërndarja e
pluhurave nga hundëza.
•
Gjatë përdorimit të veglës në modalitetin e sharrës
së tavolinës (modaliteti i bankës), sigurohuni që
kapaku i diskut të jetë instaluar në bankën e
rrotullueshme.
Sigurimi i materialit
Kurdo që është e mundur, sigurojeni materialin e punës
me morsën opsionale. Nëse duhet të përdorni dorën për
të mbajtur materialin e punës, atëherë duhet ta mbani
fort dhe në mënyrë të sigurt për të mos humbur
kontrollin e materialit të punës. Dora dhe krahu duhet të
mbahen larg zonës së diskut (minimalisht 100 mm).
Shtyjeni materialin e punës fort kundrejt rigës
udhëzuese, duke i mbajtur gishtat mbi pjesën e sipërme
të rigës udhëzuese. Materiali i punës duhet të
mbështetet në mënyrë të qëndrueshme mbi bazën e
rrotullimit.
PARALAJMËRIM:
•
Mos e përdorni asnjëherë dorën për të mbajtur
materialin e punës që kërkon mbajtjen e dorës më
pranë se 100 mm nga zona e diskut. Në këtë rast,
përdorni gjithmonë morsën opsionale për të
siguruar materialin e punës. Pas çdo prerjeje,
ngrijeni diskun ngadalë. Mos e ngrini asnjëherë
diskun përpara se të ketë ndaluar plotësisht. Mund
të shkaktohet lëndim i rëndë.
KUJDES:
•
Gjatë prerjes së materialeve të gjata të punës,
përdorni mbështetëse që janë po aq të larta sa
niveli i sipërfaqes së bazës së rrotullimit. Për
sigurimin e materialit të punës mos u mbështesni
vetëm te morsa vertikale dhe/ose morsa
horizontale (të dyja opsionale).
Materialet e holla të punës kanë tendencën të
përkulen. Mbështeteni materialin e punës përgjatë
gjithë gjatësisë së tij për të shmangur kapjen te
disku dhe ZBRAPSJEN e mundshme.
Fig.36
Riga e poshtme (vetëm për vendet evropiane)
Fig.37
Kjo vegël është e pajisur me rigë të poshtme.
Normalisht vendoseni rigën e poshtme në pjesën e
brendshme. Megjithatë, kur bëni prerje me kënd të
pjerrët kthejeni atë nga jashtë.
KUJDES:
•
Kur kryeni prerje me kënd të pjerrët, kthejeni rigën
e poshtme nga pjesa e jashtme. Përndryshe, ajo
do të prekë diskun ose një pjesë të veglës, duke
shkaktuar lëndim të rëndë të përdoruesit.
Morsa vertikale (aksesor opsional)
Fig.38
Morsa vertikale mund të instalohet në dy pozicione, në anë
e majtë ose të djathtë të rigës udhëzuese ose të grupit të
mbajtëses (aksesor opsional). Futeni shufrën e morsës te
vrima në rigën udhëzuese ose në grupin e mbajtëses dhe
shtrëngoni vidën për të siguruar shufrën e morsës.
Pozicionojeni krahun e morsës sipas trashësisë dhe
formës së materialit të punës dhe siguroni krahun e
morsës duke shtrënguar vidën. Nëse vida për sigurimin
e krahut të morsës prek rigën udhëzuese, instalojeni
vidën në anën e kundërt të krahut të morsës. Sigurohuni
që asnjë pjesë e veglës të mos e prekë morsën gjatë
uljes së dorezës deri në fund. Nëse ndonjëra nga pjesët
prek morsën, ndërroni pozicionin e morsës.
Shtypni materialin e punës rrafsh me rigën udhëzuese
dhe bazën e rrotullimit. Vendoseni materialin e punës në
pozicionin e dëshiruar të prerjes dhe sigurojeni mirë
duke shtrënguar çelësin e morsës.
KUJDES:
•
Materiali i punës duhet të sigurohet mirë kundrejt
bazës së rrotullimit dhe rigës udhëzuese.
Morsa horizontale (aksesor opsional)
Fig.39
Morsa horizontale mund të instalohet në anën e majtë ose
të djathtë të bazës. Gjatë kryerjes së prerjeve me kënd 15°
ose me kënd më të madh, instaloni morsën horizontale në
anën e kundërt të drejtimit në të cilin do të rrotullohet baza e
rrotullimit. Vida lirohet dhe boshti i morsës mund të nxirret
dhe të futet shpejt duke rrotulluar dorezën e morsës në
drejtim kundërorar. Vida qëndron e fiksuar duke rrotulluar
dorezën e morsës në drejtim orar. Për të kapur materialin e
punës, rrotulloni lehtë dorezën e morsës në drejtim orar
derisa projeksioni të arrijë pozicionin e tij më të lartë, më pas
shtrëngojeni në mënyrë të sigurt. Nëse doreza e morsës
shtyhet ose tërhiqet me forcë ndërkohë që rrotullohet në
drejtim orar, projeksioni mund të ndalojë në një kënd. Në
këtë rast, rrotullojeni dorezën e morsës sërish në drejtim
kundërorar derisa vida të lirohet, përpara se ta rrotulloni
sërish ngadalë në drejtim orar.
Gjerësia maksimale e materialit të punës që mund të
sigurohet me anë të morsës horizontale është 130 mm.
Summary of Contents for LH1040
Page 151: ...151 ...