12
ALBANIAN
Paralajmërime sigurie për
mprehësin e sheshtë
Paralajmërime të zakonshme sigurie për veprimin e
mprehjes:
1.
Kjo pajisje elektrike është synuar që të
funksionojë si lëmues. Lexoni të gjitha
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet,
ilustrimet dhe specifikimet e dhëna me
këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha
udhëzimeve të renditura më poshtë mund të
shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të
rëndë.
2.
Veprimet si smerilimi, pastrimi me furçë
me spica teli, lustrimi ose prerja nuk
rekomandohen për t'u kryer me këtë pajisje
elektrike.
Veprimet për të cilat pajisja elektrike
nuk është e përshtatshme mund të krijojnë rrezik
dhe të shkaktojnë dëmtime personale.
3.
Mos përdorni aksesorë që nuk janë projektuar
dhe rekomanduar nga prodhuesi i veglës.
Fakti
që një aksesor mund të montohet në veglën tuaj
elektrike, nuk garanton një funksionim të sigurt.
4.
Shpejtësia e matur e aksesorit duhet të jetë
minimalisht e barabartë me shpejtësinë
maksimale të caktuar në veglën elektrike.
Aksesorët që e kalojnë shpejtësinë e matur mund
të thyhen dhe të ndahen në copa.
5.
Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit
tuaj duhet të jetë brenda kapacitetit të matur
të veglës elektrike.
Aksesorët me përmasa të
gabuara nuk mund të kontrollohen siç duhet.
6.
Madhësia e grupit të aksesorëve duhet të
përputhet me mandrinën pincetë të veglës
elektrike.
Aksesorët që nuk përputhen me pjesën
montuese të veglës elektrike do të humbasin
ekuilibrin, do të lëkunden jashtë mase dhe mund
të shkaktojnë humbjen e kontrollit.
7.
Aksesorët e montuar në mandrinë duhet të
futen plotësisht në mandrinën pincetë ose në
mbajtëse.
Nëse mandrina mbahet në mënyrë të
pamjaftueshme dhe/ose përkulja e rrotës është
tepër e gjatë, aksesori i montuar mund të lirohet
dhe të dalë me shpejtësi të lartë.
8.
Mos përdorni aksesorë të dëmtuar. Përpara
çdo përdorimi, kontrolloni aksesorët, siç janë
disqet abrazive, për ciflosje dhe krisje. Nëse
pajisja elektrike ose aksesori bie, kontrolloni
për dëmtime ose instaloni një aksesor të
padëmtuar. Pas inspektimit dhe instalimit të
aksesorëve, qëndroni me personat e tjerë
larg trajektores së rrotullimit të aksesorit dhe
lëreni pajisjen elektrike të punojë me shpejtësi
maksimale pa ngarkesë për një minutë.
Aksesorët e dëmtuar zakonisht do të shkëputen
nga pajisja gjatë këtij testi.
9.
Mbani pajisje mbrojtëse personale. Në varësi
të përdorimit, përdorni mbrojtëse për fytyrën
ose syze sigurie të mëdha ose të vogla. Sipas
rastit, mbani maskë kundër pluhurit, mbrojtëse
për dëgjimin, doreza dhe përparëse mbrojtëse
që mund të ndalojë copëzat abrazive ose të
materialit të punës.
Mbrojtësja e syve duhet
të ketë aftësi të ndalojë copat fluturuese që
prodhohen nga veprimet e ndryshme. Maska
kundër pluhurit ose respiratori duhet të jenë
në gjendje të filtrojnë grimcat e prodhuara nga
funksionimi i pajisjes. Ekspozimi për një kohë të
gjatë ndaj zhurmave të forta mund të shkaktojë
humbjen e dëgjimit.
10.
Mos i lejoni personat të afrohen në zonën e
punës. Kushdo që hyn në zonën e punës duhet
të mbajë veshur mjetet mbrojtëse personale.
Copëzat e materialit të punës ose të një aksesori
të thyer mund të fluturojnë larg dhe të shkaktojnë
dëmtime përtej zonës ku punohet.
11.
Mbajeni pajisjen elektrike vetëm te sipërfaqet
kapëse të izoluara kur të jeni duke kryer një
veprim në të cilin aksesori prerës mund të
kontaktojë me tela të fshehur ose kordonin
e vet.
Nëse aksesori prerës prek një tel me
rrymë, atëherë pjesët metalike të veglës elektrike
elektrizohen dhe mund t‘i shkaktojnë përdoruesit
goditje elektrike.
12.
Gjithmonë mbajeni veglën fort në dorë/duar
gjatë nisjes.
Rrotullimi reagues i motorit, ndërsa
përshpejtohet deri në shpejtësi të plotë, mund të
bëjë që vegla të përdridhet.
13.
Përdorni fasheta shtrënguese për të mbajtur
materialin e punës kur kjo është praktike. Gjatë
përdorimit, asnjëherë mos e mbani materialin e
punës me një dorë dhe veglën me dorën tjetër.
Shtrëngimi i një materiali të vogël pune ju lejon
të përdorni dorën/duart për të kontrolluar veglën.
Materialet e rrumbullakëta si p.sh. shufrat, tubat
etj. kanë tendencën të rrotullohen kur priten dhe
kjo mund të bëjë që puntoja të shtrembërohet ose
të kërcejë drejt jush.
14.
Vendoseni kordonin larg aksesorit rrotullues.
Nëse humbisni kontrollin, kordoni mund të pritet
ose të ngatërrohet dhe dora ose krahu juaj mund
të shkojnë drejt rrotës rrotulluese.
15.
Mos e lëshoni veglën elektrike nga dora deri sa
aksesori të ketë ndaluar plotësisht.
Aksesori që
rrotullohet mund të prekë sipërfaqen dhe mund ta
nxjerrë veglën elektrike jashtë kontrollit.
16.
Pas ndërrimit të puntove ose pasi kryeni
rregullime, sigurohuni që dadoja e mandrinës
pincetë, mbajtësja ose çdo pajisje tjetër
rregullimi të jetë shtrënguar mirë.
Pajisjet e
liruara të rregullimit mund të zhvendosen papritur,
duke shkaktuar humbje kontrolli dhe komponentët
e liruar që rrotullohen do të lëshohen me forcë.
17.
Mos e ndizni veglën elektrike kur jeni duke e
mbajtur anash trupit tuaj.
Kontakti aksidental me
aksesorin rrotullues mund ta ngecë atë në rrobat
tuaja, duke e tërhequr aksesorin drejt trupit tuaj.
18.
Pastroni rregullisht vrimat e ajrosjes së veglës
elektrike.
Ventilatori i motorit do ta tërheqë
pluhurin brenda folesë dhe akumulimi i tepërt
i pluhurit të metalit mund të shkaktojë rreziqe
elektrike.
19.
Mos e përdorni veglën elektrike pranë
materialeve të ndezshme.
Shkëndijat mund t’i
ndezin këto materiale.
20.
Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të
lëngshëm.
Përdorimi i ujit ose i ftohësve të tjerë
të lëngshëm mund të rezultojnë në goditje ose në
goditje elektrike.