
13
ALBANIAN
Kundërveprimi dhe paralajmërimet lidhur me të
Zmbrapsja është një reagim i papritur që ndodh
kur aksesori rrotullues bllokohet ose ngec. Bllokimi
ose ngecja shkaktojnë ndalesë të menjëhershme
të aksesorit rrotullues, i cili si pasojë bën që pajisja
elektrike e pakontrolluar të shtyhet në drejtimin e
kundërt të rrotullimit të aksesorit.
Për shembull, nëse disku abrazive ngec ose bllokohet nga
materiali i punës, tehu i diskut që hyn në vendin e bllokimit
mund të godasë sipërfaqen e materialit duke shkaktuar
daljen ose kërcimin e diskut nga vendi. Disku mund të
kërcejë në drejtim të punëtorit ose larg tij, në varësi të
drejtimit të lëvizjes së diskut në momentin e bllokimit.
Disqet abrazive mund të thyhen në të tilla kushte.
Kundërveprimi është rezultat i keqpërdorimit të veglës
elektrike dhe/ose procedurave ose kushteve të pasakta
të përdorimit dhe mund të shmanget duke marrë masat
e mëposhtme parandaluese.
1.
Mbajeni veglën elektrike fort dhe vendosni
trupin dhe krahun në mënyrë që të pengoni
forcat kundërvepruese.
Përdoruesi mund të
kontrollojë forcat kundërvepruese, nëse merren
masa parandaluese.
2.
Tregoni kujdes të veçantë kur të punoni në
cepa, anë të mprehta etj. Shmangni kërcimet
dhe ngecjen e aksesorit.
Cepat, anët e mprehta
ose kërcimet kanë një tendencë për të shkaktuar
ngecjen e aksesorit rrotullues që shkakton
humbjen e kontrollit ose kundërveprimin.
3.
Mos vendosni fletë sharre të dhëmbëzuar.
Tehet e tilla krijojnë kundërveprime të shpeshta
dhe humbje kontrolli.
4.
Gjithmonë futeni punton në material në të
njëjtin drejtim që tehu prerës del nga materiali
(pra i njëjti drejtim i daljes së ashklave).
Futja e
veglës në drejtimin e gabuar bën që tehu prerës të
dalë nga materiali i punës dhe të tërheqë veglën
në drejtimin e futjes.
Paralajmërime për siguri specifike gjatë lëmimit:
1.
Përdorni vetëm llojet e disqeve që janë të
rekomanduara për veglën tuaj elektrike dhe
vetëm për përdorimet e rekomanduara.
2.
Mos e poziciononi dorën tuaj në një linjë dhe
mbrapa diskut rrotullues. Kur disku,
në pikën e
veprimit, po largohet nga dora juaj, kundërveprimi
i mundshëm mund ta dërgojë diskun prerës dhe
veglën elektrike në drejtimin tuaj.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë:
1.
Vegla synohet për përdorimin me maja
disku abrazive të përforcuara (gurë lëmues)
të montuara në mënyrë të përhershme në
mandrinë (bisht) të thjeshtë pa filetim.
2.
Sigurohuni që disku nuk e prek materialin e
punës përpara se të ndizet çelësi.
3.
Përpara se të përdorni veglën mbi një
material aktual, lëreni të punojë për ca kohë.
Tregoni kujdes për dridhjet ose lëkundjet që
dëshmojnë për një instalim të gabuar ose një
disk jo në ekuilibër.
4.
Përdorni sipërfaqen e specifikuar të diskut për
të kryer lëmimin.
5.
Kujdes nga shkëndijat e përhapura. Mbajeni
veglën në mënyrë të tillë që shkëndijat të
përhapen larg jush dhe personave të tjerë ose
materialeve që digjen.
6.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
7.
Mos e prekni materialin e punës menjëherë
pas punës; mund të jetë shumë i nxehtë dhe
mund t’ju djegë lëkurën.
8.
Shihni udhëzimet e prodhuesit për montimin
dhe përdorimin e saktë të disqeve. Trajtojini
dhe ruajini disqet me kujdes.
9.
Kontrolloni që materiali i punës është
mbështetur siç duhet.
10.
Nëse ambienti i punës është shumë i nxehtë
dhe me lagështirë ose i ndotur shumë me
pluhur të përçueshëm, përdorni një ndërprerës
qarku (30 mA) për të siguruar përdoruesin.
11.
Mos e përdorni veglën mbi materiale që
përmbajnë asbest.
12.
Gjithmonë sigurohuni që të keni bazament të
fortë qëndrimi. Sigurohuni që të mos ketë njeri
poshtë ndërkohë që e përdorni pajisjen në
vende të larta.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
është fikur dhe hequr nga korrenti përpara se ta
rregulloni apo t’i kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se të lidhni veglën me
korrentin, kontrolloni gjithmonë që vegla të jetë
fikur.
Për ta ndezur veglën, rrëshqitni çelësin drejt pozicionit
“I” (ndezur). Për ta ndaluar, rrëshqitni çelësin drejt
pozicionit “O” (fikur).
►
Fig.1:
1.
Çelësi
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është
fikur dhe hequr nga korrenti përpara se të bëni
ndonjë punë mbi të.