22
Zmbrapsja është rezultat i keqpërdorimit dhe/ose
procedurave ose kushteve të pasakta të përdorimit dhe
mund të shmanget duke marrë masat e mëposhtme
parandaluese.
9.
Mbajeni fort sharrën me të dyja duart dhe
vendosini krahët në atë mënyrë që t'i rezistoni
forcave zmbrapsëse. Poziciononi trupin në
cilëndo anë të fletës, por jo në drejtim me
fletën.
Zmbrapsja mund të bëjë që sharra të
kërcejë mbrapsht, por nëse merren masat e
duhura parandaluese, forcat e zmbrapsjes mund
të kontrollohen nga punëtori.
10.
Kur fleta ka ngecur ose kur e ndërprisni
prerjen për çfarëdo lloj arsyeje, lëshojeni
këmbëzën dhe mbajeni sharrën të palëvizur
në material deri sa fleta të ndalojë plotësisht.
Asnjëherë mos u përpiqni ta hiqni sharrën
nga materiali ose ta tërhiqni sharrën pas
ndërkohë që fleta është në lëvizje, përndryshe
mund të ndodhë zmbrapsje.
Kontrolloni dhe
ndërmerrni veprime korrigjuese për të eliminuar
shkakun e ngecjes së fletës.
11.
Kur të rifilloni sharrimin në materialin e punës,
vendoseni fletën e sharrës në mes të kanalit
dhe kontrolloni që dhëmbët e sharrës nuk
kanë ngecur në material.
Nëse fleta e sharrës
ka ngecur, ajo mund të dalë ose zmbrapset nga
materiali ndërkohë që rifillohet sharrimi.
12.
Mbështetni panelet e mëdhenj për të
minimizuar rrezikun e bllokimit dhe të
zmbrapsjes së fletës.
Panelet e mëdhenj kanë
tendencë të përkulen nga pesha e tyre.
Mbështetëset duhet të vendosen poshtë panelit
në të dyja anët, pranë vijës së prerjes dhe pranë
buzës së panelit.
Për të shmangur zmbrapsjen, mbështeteni
dërrasën ose panelin pranë prerjes.
000192
Mos e mbështetni dërrasën
ose panelin larg prerjes.
000191
13.
Mos përdorni fletë të pamprehura ose të
dëmtuara.
Fletët e pamprehura ose të vendosura
në mënyrën e gabuar bëjnë prerje të ngushtë,
duke shkaktuar fërkim të tepërt, ngecje të fletës
dhe zmbrapsje.
14.
Thellësia e fletës dhe levat bllokuese të
rregullimit të buzëve duhet të shtrëngohen
dhe sigurohen përpara se të kryhet prerja.
Nëse rregullimi i fletës ndryshon gjatë prerjes, ajo
mund të shkaktojë ngecje dhe zmbrapsje.
15.
Bëni kujdes të veçantë kur sharroni në mure
ekzistues ose në breza të tjerë të shtruar.
Fleta
e dalë mund të presë objekte që mund të
shkaktojnë zmbrapsje.
16.
GJITHMONË mbajeni pajisjen fort me të dyja
duart. ASNJËHERË mos i vendosni duart ose
gishtat pas sharrës.
Nëse ndodh zmbrapsje,
sharra mund të kërcejë lehtësisht mbrapa mbi
dorën tuaj duke shkaktuar dëmtim serioz
personal.
000160
17.
Asnjëherë mos ushtroni forcë mbi sharrën.
Shtyjeni sharrën përpara me një shpejtësi të
tillë që fleta të presë pa u ngadalësuar.
Ushtrimi i forcës mbi sharrën mund të shkaktojë
prerje jo të njëtrajtshme, humbje të saktësisë dhe
zmbrapsje të mundshme.
Funksioni i mbrojtëses së poshtme
18.
Kontrolloni mbrojtësen e poshtme për mbyllje
të saktë përpara çdo përdorimi. Mos e
përdorni sharrën nëse mbrojtësja e poshtme
nuk lëviz lirshëm dhe nuk mbyllet menjëherë.