23
Asnjëherë mos e fiksoni ose lidhni
mbrojtësen e poshtme në pozicion të hapur.
Nëse sharra rrëzohet aksidentalisht, mbrojtësja e
poshtme mund të përthyhet. Ngrini mbrojtësen e
poshtme me dorezën tërheqëse dhe sigurohuni
që ajo të lëvizë lirshëm dhe të mos e prekë fletën
apo ndonjë pjesë tjetër në të gjithë këndet dhe
thellësitë e prerjes.
19.
Kontrolloni funksionimin e sustës së
mbrojtëses së poshtme. Nëse mbrojtësja dhe
susta nuk funksionojnë siç duhet, ato duhet të
rregullohen përpara përdorimit.
Mbrojtësja e
poshtme mund të funksionojë ngadalë për shkak
të pjesëve të dëmtuara, depozitimeve ngjitëse
ose mbeturinave të grumbulluara.
20.
Mbrojtësja e poshtme mund të tërhiqet
manualisht vetëm për prerje të veçanta, siç
janë “prerjet e pjerrëta” dhe “prerjet e
përbëra”. Ngrini mbrojtësen e poshtme duke
tërhequr dorezën dhe duhet ta lëshoni
mbrojtësen e poshtme sapo fleta të hyjë në
material.
Për të gjitha prerjet e tjera, mbrojtësja e
poshtme duhet të funksionojë automatikisht.
21.
Gjithmonë kontrolloni që mbrojtësja e
poshtme të ketë mbuluar fletën përpara se ta
vendosni sharrën në karrige apo dysheme.
Fleta e pambrojtur dhe në lëvizje të lirë shkakton
lëvizjen prapa të sharrës, e cila do të presë
çfarëdo që gjendet përpara saj. Llogarisni kohën
që i duhet fletës për të ndaluar pasi lëshohet
çelësi.
22.
Për të kontrolluar mbrojtësen e poshtme,
hapeni mbrojtësen me dorë, pastaj lëshojeni
dhe shikoni mbylljen e saj. Kontrolloni që
doreza tërheqëse të mos prekë trupin e
pajisjes.
Është SHUMË E RREZIKSHME lënia
pa mbrojtje e fletës dhe ajo mund të shkaktojë
dëmtim të rëndë personal.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë
23.
Bëni shumë kujdes kur jeni duke prerë dru të
lagësht, lëndë të ngjeshura druri ose dru që
përmban nyja.
Lëvizeni shtruar pajisjen përpara
pa e ulur shpejtësinë e fletës në mënyrë që të
shmangni mbinxehjen e dhëmbëve të fletës.
24.
Mos provoni të hiqni materialin e prerë
ndërkohë që fleta është në lëvizje. Prisni
derisa fleta të ndalojë përpara se të merrni
materialin e prerë.
Fletët lëvizin pas fikjes.
25.
Shmangni prerjen e gozhdëve. Kontrolloni për
gozhdë dhe hiqini të gjitha nga materiali prej
druri përpara se të filloni prerjen.
26.
Vendoseni pjesën më të gjerë të bazës së
sharrës në atë pjesë të materialit të punës që
mbështetet fort, jo në pjesën që do të rrëzohet
kur të bëhet prerja. Për të dhënë shembuj, fig.
1 ilustron mënyrën E DUHUR për të prerë
pjesën fundore të një dërrase dhe fig. 2
mënyrën E GABUAR. Nëse materiali i punës
është i shkurtër ose i vogël, fiksojeni poshtë
atë. MOS PROVONI T’I MBANI COPAT E
SHKURTRA ME DORË!
000163
Fig. 2
000190
27.
Përpara se ta vendosni poshtë pajisjen pasi
keni kryer prerjen, sigurohuni që mbrojtësja e
poshtme të jetë mbyllur dhe fleta të ketë
ndaluar plotësisht.
28.
Asnjëherë mos provoni të sharroni duke e
mbajtur sharrën e rrumbullakët të mbajtur
përmbys në një mandrino shtrënguese. Kjo
është shumë e rrezikshme dhe mund të
shkaktojë aksidente të rënda.
000029
29.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.