21
ENH101-17
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në
Makita deklaron që makineria(të) e mëposhtme:
Emërtimi i makinerisë:
Sharrë e rrumbullakët me bateri
Nr. i modelit/ Lloji: DSS610, DSS611
Pajtohet me direktivën evropiane të mëposhtme:
2006/42/KE
Ato janë prodhuar konform standardit ose dokumenteve
të standardizuara si vijon:
EN60745
Skedari teknik konform direktivës 2006/42/KE
disponohet nga:
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
31.12.2013
000331
Yasushi Fukaya
Drejtor
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
GEA010-1
Paralajmërimet e përgjithshme
për sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
GEB060-5
PARALAJMËRIME SIGURIE PËR
SHARRËN E RRUMBULLAKËT
ME BATERI
Procedurat e prerjes
1.
RREZIK: Mbajini duart larg zonës së
prerjes dhe fletës. Mbajeni dorën tjetër në
dorezën ndihmëse ose në dhomën e motorrit.
Nëse të dyja duart janë duke mbajtur sharrën,
atëherë nuk mund të priten nga fleta.
2.
Mos prekni pjesën e poshtme të materialit të
punës.
Mbrojtësja nuk mund t’ju mbrojë nga fleta
poshtë materialit të punës.
3.
Rregulloni thellësinë e prerjes me thellësinë e
materialit të punës.
Në pjesën e poshtme të
materialit të punës duhet të duket më pak se një
dhëmb i fletës së sharrës.
4.
Asnjëherë mos e mbani në duar ose
nëpërmes këmbëve materialin që po pritet.
Sigurojeni materialin e punës në një platformë
të qëndrueshme.
Është e rëndësishme që ta
mbështetni materialin siç duhet për të minimizuar
ekspozimin e trupit, përthyerjen e fletës ose
humbjen e kontrollit.
Ilustrim tipik i mbështetjes së duhur të dorës
dhe mbështetjes së materialit të punës.
000161
5.
Mbajeni veglën elektrike vetëm te sipërfaqet
kapëse të izoluara kur të jeni duke kryer një
veprim në të cilin vegla prerëse mund të prekë
tela të fshehura.
Prekja e një teli me rrymë do ta
përçojë rrymën edhe te pjesët e ekspozuara
metalike të veglës elektrike dhe mund të
shkaktojë goditje elektrike te punëtori.
6.
Gjithmonë përdorni një rigë drejtuese ose një
udhëzues për anët e drejta.
Kjo përmirëson
saktësinë e prerjes dhe pakëson mundësinë e
ngecjes së fletës.
7.
Gjithmonë përdorni fletë me madhësinë dhe
formën e duhur (ato të diamantit përkundrejt
atyre rrumbullake) të vrimave të boshtit.
Fletët
që nuk përputhen me pjesën tjetër të sharrës do
të rrotullohen jashtë qendrës duke shkaktuar
humbje të kontrollit.
8.
Asnjëherë mos përdorni rondele apo bulona
të dëmtuara ose jo të duhura të fletave.
Rondelet e fletëve janë projektuar veçanërisht për
sharrën tuaj, për performancë optimale dhe siguri
të funksionimit.
Shkaqet e zmbrapsjeve dhe paralajmërime në lidhje
me to
−
Zmbrapsja është një reagim i papritur ndaj një
flete sharre të bllokuar, të penguar ose të
zhvendosur, e cila bën që sharra e pakontrolluar të
ngrihet dhe të dalë nga materiali i punës drejt
punëtorit;
−
Kur fleta bllokohet ose pengohet fort nga mbyllja e
kanalit të sharrës, ajo e humbet shpejtësinë dhe
reagimi i motorit e kthen pas pajisjen me shpejtësi
drejt punëtorit;
−
Nëse fleta përthyhet ose zhvendoset gjatë prerjes,
dhëmbët në pjesën e pasme të fletës mund të
ngecin në sipërfaqen e drurit, duke bërë që fleta të
dalë nga kanali i sharrës dhe të kërcejë mbrapsht
drejt punëtorit.